E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli-Ademi, beteja finale për president



Komiteti Olimpik Shqiptar do t’i japë fund sot “epokës Hysen Domi” për të hapur një kapitull të ri pas përfundimit të Asamblesë së 14-të të Përgjithshme zgjedhore (ora 10:00). Dy kandidatët, Fidel Ylli e Esat Ademi, kanë kohë që kanë shpalosur platformat e strategjitë e tyre, por nuk kanë munguar ta sulmojnë indirekt njëri-tjetrin, edhe pse i pari (Ylli) sulmon qëndrimin e shtetit dhe i dyti (Ademi) rolin e paqartë të KOSH-it.
Dy kandidatët kanë shpalosur tashmë strategjitë e tyre, që kanë pika të përbashkëta dhe të kundërta. Strategjia e Fidel Yllit është ajo e masivizimit të sportit, gjë për të cilin ka më shumë rëndësi se marrja e një medaljeje olimpike.
Një kompleks madhështor olimpik në Korçë është shtylla kryesore e programit të kandidatit për president të KOSH-it, Fidel Ylli. Gjatë emisionit “Puls” në Televizionin “Alsat” kandidati për president shpalos gjithçka, por ajo që spikat është fshati olimpik. Një vepër arti që Ylli premton me forcë ta çojë në realizimin konkret. Ndërkaq, efekti interferencë nga shteti nuk pushon. Sipas kandidatit për president të KOSH-it, Fidel Ylli, zëvendësministri i Sporteve, Ekrem Spahia, po bën ndërhyrje direkt në zgjedhjet e 6 dhjetorit të KOSH-it. Kandidati për president kërkon të evitohet dhuna-shtet në zgjedhjet e ardhshme, duke iu drejtuar direkt ministrit Pango. Ndërkohë kandidati tjetër, Esat Ademi, e ka bërë publike strategjinë e tij në një konferencë për shtyp, ku ishin të pranishëm shumë nga drejtuesit e federatave sportive, duke kërkuar votën e tyre në Asamble. Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Esat Ademi, pas akuzave të mëparshme ndaj KOSH-it, pohoi dje në konferencën e tij të fundit për shtyp: “Kur kandidova për presidentin e Federatës së Peshëngritjes, nuk premtova se do të bëja punë të mëdha, por fatmirësisht kam punuar dhe kam bërë më të mirën e mundshme për këtë institucion. Dhe tani ndihem krenar për punën që kam bërë sepse janë marrë 138 medalje në kampionate botërore, europiane dhe ballkanike. Të gjithë të ftuarit janë njerëz të nderuar që duan ta ndihmojnë sportin. Unë mendoj se do të jap më të mirën për sportin, duke e dëshmuar. Nuk jam këtu për të përbaltur askënd, por për të nderuar të gjitha figurat e sportit. Nëse ju më besoni me votën tuaj, jam i sigurt se do t’ua shpërblej me suksesin më të madh të mundshëm. Besoj se në “Londër 2012” Shqipëria do të paraqitet jo me rezultate të tilla si vende të 12 apo 13. Unë do të bëj më të mirën e mundshme, duke paraqitur platformën time. Unë falënderoj Zotin që më dha këtë mundësi. Jam i indinjuar teksa shoh këtu shumë figura të nderuara të sportit, por që nuk janë përfaqësuar asnjëherë denjësisht. Së bashku do të ecim drejt fitoreve dhe arritjeve më të mëdha të sportit. Të gjitha arritjet e mia dhe postet ku aderojnë janë garant për punën time dhe atë që synoj të arrij në drejtimin e KOSH-it”, - tha Ademi. Në përfundim, pasi tregon se do t’i shkojë deri në fund garës dhe se nuk do të tërhiqet, Ademi shprehu respektin dhe konsideratën për kandidatin tjetër dhe rivalin e tij, Fidel Ylli. “Për mua është një kampion i nderuar dhe kampionet gjithmonë i kam vlerësuar”, - përfundoi kandidati për postin e presidentit të KOSH-it.

15

është numri i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, të cilët do të votojnë delegatët, prej të cilëve do të dalin 9. Kandidatët për anëtarë të kryesisë së KOKSH-it janë: Ana Qendro, Artan Hajdari, Avni Ponari, Bujar Kasmi, Ela Tase, Flobens Dilaveri, Genc Boga, Gëzim Panariti, Hysen Domi, Koço Mikerezi, Përparim Ferunaj, Skënder Anxhaku, Vejsel Rizvanolli, Viron Bezhani, Vladimir Gjonaj.

OLIMPISTËT

Lindita Kodra dhe Gerti Trasha do të jenë dy përfaqësuesit e sportistëve olimpikë në Asamblenë Zgjedhore të KOSH-it, që do të mbahet më 6 dhjetor. Emrat e qitëses dhe peshëngritësit kanë dalë pas votimit që sportistet e tjerë kanë bërë në ambientet e KOSH-it dhe do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet për president në këtë kompeticion, bashkë me atleten Klodiana Shala, që është dhe anëtare e Komitetit Drejtues.

Daja kundër skuadrës që i dha titullin

Kur Dinamo barazoi 0-0 në Kavajë fazën e parë, trajneri i Besës, Ijaz Haxhia, dha dorëheqjen e parevokueshme. Por, tashmë në përballjen e fazës së dytë në “Selman Stërmasi”, përballë bluve do të jetë pikërisht trajneri që u dha atyre titullin e 17-të kampion, Ilir Daja. Fitorja 3-0 ndaj Bylisit i ka liruar psikologjikisht kavajasit, ndërsa testi i fituar në Kupë kundër Kastriotit (1-2, në Krujë) i ka motivuar më shumë, për të kërkuar edhe fitoren në kryeqytet. Trajneri Daja: “Besa ka një grup më me përvojë se Dinamo. Kjo mund të na çojë te suksesi. Pretendimet tona nuk do te rreshtin kurrë për një tripikësh në transfertë”. Dy skuadrat pas 13 javësh kanë pikë të barabarta, nga 19, por Dinamo ka golaverazh më të mirë.

Lushnja kënaqet edhe me një pikë në Vlorë

Lushnja synon pikë në transfertën e Flamurtarit, ndaj të cilit fitoi në fazën e parë 2-1 në “Roza Haxhiu”. Në fakt, të mërkurën Komisioni i Disiplinës e ndëshkoi klubin lushnjar me dy ndeshje në fushë asnjanëse, pra katër “transferua” radhazi. Kundër Flamurtarit do të luajnë tre ish-futbollistë të vlonjatëve: mbrojtësi Emiljano Çela, mesfushori Ricard Bokotola dhe sulmuesi Xhibril Sisoko. Mbrojtësi Çela: “Një pikë do të shkonte shumë mirë për ne”.

Bylis: “Në fushën tonë fitojmë ne”

Bylisi pësoi një humbje tronditëse me Besën në Kavajë: 3-0, duke i dhënë fund një serie të gjatë pozitive. Në javën e 14-të ballshiotët do të presin në shtëpi Elbasanin. Në fazën e parë Bylisi humbi në “Ruzhdi Bizhuta” (1-0) e pas këtij takimi dha dorëheqjen edhe trajneri i njohur Faruk Sejdini. Drejtor teknik, Migjen Skënderi: “Përsa i përket ndeshjes kundër Elbasanit, nisur nga faktori fushë, forma e ekipit, as qe e diskutojmë se fitorja do të na buzëqeshë ne”.

Apolonia kërkon maksimumin me Vllazninë

Apolonia, pas “traumës” në Lushnjë (humbi 3-1) do të presë të shtunën në “Loni Papuçiu” kryesuesen e kampionatit, Vllazninë. Përballjet e tyre gjithmonë kanë qenë tërheqëse, por parë dhe gjendjen e skuadrës fierake, formacioni i Esad Karishikut synon rezultat pozitiv, ku fitorja është edhe objektivi i madh. Futbollisti fierak Meta: “Ndeshjet me Vllazninë na bëjnë ta vlerësojmë në të gjitha drejtimet e të përgatitemi për një fitore të mundshme”. Në fazën e parë Vllaznia fitoi 3-1 në “Loro Boriçi”.

KATEGORIA SUPERIORE
Java 14

06.12.2008
Teuta-Shkumbini (Bardhyl Pashaj)
Dinamo-Besa (Albano Janku)
Bylis-Elbasani (Tanush Latifi)
Flamurtari-Lushnja (Ervis Peza)
Apolonia-Vllaznia (Kridens Meta)

07.12.2008
Partizani-Tirana (Sokol Jareci)

RENDITJA PAS JAVES 13
PIKE F B H GSH GP
1 Vllaznia 25 7 4 2 20 11
2 Tirana 23 6 5 2 14 8
3 Shkumbini 20 5 5 3 16 11
4 Teuta 20 5 5 3 10 8
5 Dinamo 19 4 7 2 12 7
6 Besa 19 5 4 4 12 11
7 Elbasani 18 4 6 3 10 9
8 Flamurtari 17 4 5 4 9 9
9 Bylis 15 4 3 6 9 15
10 Apolonia 12 3 3 7 12 19
11 Lushnja 11 3 2 8 10 18
12 Partizani 8 1 5 7 7 15

Kategoria e Parë
Java 13

06.12.2008
Tërbuni-Pogradeci (Shkëlqim Balliu)
Dajti-Turbina (Remzi Sadiku)
Skrapari-Ada (Laver Alla)
Bilisht Sport-Sopoti (Sadik Disha)
Burreli-Luftëtari (Emirion Sino)

07.12.2008
Skënderbeu-Gramozi (Artan Taullau)
Kastrioti-Naftëtari (Enea Jorgji)
Laçi-Besëlidhja (Blendi Breshani)

RENDITJA PAS JAVES 12

PIKE F B H GSH GP
1 Skënderbeu 29 9 2 1 27 13
2 Gramozi 24 7 3 2 25 14
3 Kastrioti 20 6 2 4 20 14
4 Laçi 20 6 2 4 17 11
5 Dajti 18 5 3 4 17 13
6 Luftëtari 18 5 3 4 18 18
7 Burreli 17 4 5 2 12 6
8 Sopoti 17 5 2 5 14 16
9 Turbina 16 5 1 6 15 16
10 Terbuni 16 4 4 4 13 14
11 Besëlidhja 15 4 3 5 18 23
12 Pogradeci 14 4 2 6 16 19
13 Ada 12 3 3 6 14 23
14 Skrapari 10 2 4 6 10 15
15 Bilisht 10 2 4 6 12 19
16 Naftëtari 10 3 1 8 11 23

Interi: “Me Lacion, përballje e vështirë”

Interi kryesues do të përballet sot me Lacion në Romë, në një sfidë shumë të vështirë. “Fitorja ndaj Napolit tashmë është lënë pas”, - theksoi trajneri Hoze Murinjo. “Na pret një tjetër përballje, edhe kjo mjaft e vështirë, kundër një skuadre si Lacio, e cila fatkeqësisht ka shumë nevojë për pikë në këtë pjesë të sezonit, e për rrjedhojë mund të na vërë shumë në vështirësi. Pikërisht për këtë arsye duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojnë ashtu siç kemi bërë deri tani, sepse, me gjithë diferencën kundrejt rivalëve direkt, është po aq e vërtetë se nuk kemi mbërritur ende në gjysmë të sezonit, ndaj më duket e kotë të flasim për shkëputje drastike”, - shtoi trajneri portugez. Duke parë që tashmë Interi është matematikisht i kualifikuar në Ligën e Kampioneve, Zhoze Murinjo do t’i impenjojë të gjithë lojtarët e tij më në formë për momentin në sfidën me Lacion, ndërkohë që për ndeshjen e së mërkurës së ardhshme në Gjermani, kundër Verder Bremenit, do të bëjë rrotacion në formacion. Adriano dhe Maikon janë dy ndër emrat që spikasin për transfertën gjermane.

Zidan: “Petit? Nuk dua ta shoh më”

Prishje përfundimtare midis dy shokëve të Kombëtares franceze, Zinedin Zidan dhe Emanuel Petit. Zizou deklaron: “Nuk dua ta shoh më”. Në një intervistë për gazetën sportive “L'Equipe”, Zidan komenton kritikat që ka bërë Petit në librin e tij “A fleur de peau”. “Nuk dua ta shoh më”, - thotë Zidan. “E kam takuar dhe i kam thënë atë që duhet t’i them”.

Bajern, Podolski largohet në qershor

Aventurës së Lukas Podolskit me fanellën e Bajernit të Munihut në qershor të vitit të ardhshëm i vjen fundi. Drejtori i Përgjithshëm i Bajernit, Uli Hënes, konfirmoi largimin e fantazistit. Podolski nuk është konsideruar kurrë si një lojtar titullar nga trajneri Jurgen Klimsman, ky i fundit preferon në sulm Miroslav Klozen e Luka Tonin.

6 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›