Pse Margaret Theçer ende ua bën të vështirë jetën konservatorëve britanikë
Hija e Zonjës së Hekurt
Testamenti i vetëm i jetës dhe karrierës së Thatcher është pamundësia për ta përfytyruar Britaninë e vitit 2013 dhe për të qenë kryeministre pikërisht këtë vit. Kjo Titane e Hekurt ka bërë që çdo kryeministër të duket si xhuxh para saj.
Thatcher sfidoi nocionin e pranuar se rënia ishte e pashmangshme. Jo, jo, jo ... nuk ishte ashtu. Britania nuk kishte për të qenë vendi i sëmurë i Europës. Misioni i saj ishte t’i rikthente madhështinë Britanisë së Madhe. Kësisoj, ajo transformoi politikën angleze që çdo parti e madhe, e majtë apo e djathtë, të ishte në trashëgiminë e saj.
Argumentet që sot inatosin Britaninë - lidhur me marrëdhëniet e vendit me BE-në, për sa i takon synimeve, natyrës dhe mirëqenies së shteteve - gjithçka nisi me epokën e Margaret Thatcher.
Ajo bëri gati terrenin për politikën e sotme. Ajo ishte një politikane e pasojave: Zonja Thatcher nuk ishte nga ato që kthehej mbrapsht. As ajo, as Toni Blair. As Toni Blair, as David Cameron. Ne ende jetojmë nën hijen e Thatcherizmit.
Ajo që la pas Thatcher gjendet kudo. Nëse Britania dikur ka qenë një shtet me tregti të zhvilluar (sipas Napoleonit) kjo nisi që më 1980, për herë të parë me një demokraci të vërtetë. Me uljen e çmimit të shtëpive miliona anglezë i janë mirënjohës asaj se prekën shansin e blerjes dhe zotërimit të një shtëpie.
Thatcher besonte në demokracinë që mbështetej te aksionet. Kur erdhi në pushtet, biznesi anglez ishte i shtetëzuar në një shkallë marramendëse. Qeveria zotëronte hotelet dhe kompanitë e heqjes së mbeturinave, si dhe industritë e çelikut dhe shitjes së anijeve. Askush nuk pati ndonjë dobi nga kjo gjendje. Thatcher realizoi privatizimin e industrive të zotëruara nga shteti si o.sh. British Airways, British Telekom dhe British Gas. Miliona anglezë blenë prona të privatizuara dhe pothuaj të gjitha gazetat ofronin konkurrencë fitimprurëse për lexuesit e tyre bazuar në performancën e tregut.
Çrregullimet financiare - i ashtuquajturi ‘Big Bang” i vitit 1986 – transformoi të ardhmen e Londrës në një revolucion për shërbimet financiare në vend, pas së cilës Londra rifitoi vendin që kishte dikur, në rang global financiar.
Vende të tjera ndoqën pikërisht shembullin e Londrës, ai Amerika Latine apo India.
Ashtu si çdo lider tjetër, Thatcer arriti të frenonte kontradiktat. Ajo ishte një revolucionare shumë praktike. Kur u bë lidere e partisë Tory më 1975, bëri thirrje për mbështetje nga më shumë se gjysma e konservatorëve në parlament.
Thatcherizmi ishte një rebelim që ngadalë nisi të merrte kontrollin e Partisë Konservatore. Edhe pse korri 3 fitore në zgjedhje, Thatcherizmi nuk e shijoi dot maxhorancën. Edhe pse ishin të shumtë ata që i përkushtoheshin, ajo më shumë admirohej, sesa ‘dashurohej’ nga të tjerët.
Padyshim kishte plot që e urrenin.
Rënia e saj erdhi shkallë-shkallë. Ankthi në vend kombinohej me problemet jashtë vendit si një efekt shkatërrues. Një reformë katastrofale për taksat lokale, që ndodhi pikërisht pas fitores së saj të tretë më 1987, bëri që të viheshin taksa mbi apartamentet e shitura – pavarësisht rrethanave personale apo të ardhurave. Ajo dukej se nuk ishte prekur nga kjo, ishte indiferente ndaj sugjerimeve se ishte një padrejtësi për një dukë që të paguante po aq sa një shofer autobusi.
Gjykimi i saj politik në këtë rast nuk pati sukses.
Europa ishte zgjidhje për të. Edhe pse kishte nënshkruar disa marrëveshje që pashmangshmërisht do ta çonin drejt integrimit evropian, ajo kundërshtoi ndonjë lëvizje të mundshme drejt monedhës unike apo për një ‘supershtet’ kontinental.
Në ditët tona, qëndrimi i saj për monedhën unike duket mjaft parashikues.
Askush nga 5 burrat që patën sukses si lider të partisë Tory, nuk arritën të gjenin mjete të kënaqshme për qetësimin e mosmarrëveshjeve brenda partisë dhe brenda Europës, që shpërthyen gjatë mbretërimit të Zonjës Thatcher.
Në rastin më të mirë, u bë thirrje për armëpushim të përkohshëm – por pyetjet më të rëndësishme, së pari të bëra prej Thatcherit, lidhur me marrëdhëniet e Britanisë me Europën mbetën pa përgjigje.
Është paradoks, por fitoret e saj më të mëdha erdhën me çmimin e fateve të së ardhmes së partisë së saj. Nga fundi i vitit 1980, partia Tory mendohej si ‘parti e papëlqyeshme’. Theksi i Thatcherit te individi dhe skepticizmi i saj për ndërhyrjet nga ana e qeverisë në treg, bënë që Anglia të përjetonte ringjalljen e ekonomisë.
Sindikatat nuk vendosnin më - siç ndodhi më 1970 - që mundën të qeverisnin Britaninë. Konfliktet e saj me sindikatat – sidomos me minatorët – ishin brutale, por mjaft të nevojshme.
Dobësimi i industrisë së rëndë ishte i pashmangshëm.
Papunësia dhe mirëqenia u shtuan. U bë e lehtë të portretizoje ministrat konservatorë krejt pa zemër, indiferent ndaj vuajtjeve të shkaktuara nga një riorientim i ekonomisë britanike.
Thatcher u portretizua si një kryeministre që fajësoi të varfrit për varfërinë.
Kjo ishte e padrejtë, por ama kishte pak të drejtë në këtë përcaktim. Ekzistonte një ashpërsi pa kompromis mes retorikës Thatcheriste, që rezultoi helmuese.
Blair as nuk mundi, as nuk donte të rrokulliste revolucionin Thatcherist, por edhe pse pranoi reformat e saj ekonomike, ai e kuptoi që Britania ishte gati për një përafrim më të butë dhe më përfshirës në shoqëri.
Thatcher besonte te individit, ndërsa Blair ishte më komunitar.
Pas më shumë se 15 vjetësh nga rënia e Zonjës Thatcher, Cameron u zgjodh për të modernizuar dhe për t’i hequr helmin imazhit të Partisë Konservatore. Aty ku Thatcher e ndau vendin, Cameron e ktheu në ‘një komb’ traditën e partisë Tory. Ai ishte për barazinë, jo për ndarjen.
Por ngjarjet që pasuan, e ndërlikuan disi procesin. Pasojat e falimentimit financiar dhe vitet në pushtet të xhepshpuarit Gordon Brown, e detyruan Cameronin të gradonte disi ambiciet e tij.
Ashpërsia është më pak popullore tashmë, krahasuar me kohën e ardhjes në fuqi të Thatcherit më 1979.
Ç’është e vërteta, Thatcher ishte më pragmatiste sesa dihet realisht sot. Ajo riorientoi ekonominë angleze, por nuk e tkurri në mënyrë dramatike formatin e shtetit. Posti i saj si kryeministre mbetet standardi i artë me të cilin gjykohen sot kryeministrat anglezë.
Ajo që Thatcher la pas është sa vigane, aq edhe përçarëse. Asnjë nga pasardhësit e saj nuk ka mundur të zhvendoset përtej hijes së Zonjës së Hekurt, që ekziston ende edhe sot, edhe pas vdekjes së saj.
Ajo ishte politikania e fundit me aftësi e bindje të thellë dhe vdekja e saj përforcon edhe më shumë ndikimin e hijes që ajo la pas për pasardhësit në vitet në vijim.
Rreshti i Gloria Suanson në Sunset Boulevard mund të shërbejë më së miri si një epitaf për të madhen Margaret Thatcer: “Unë jam e madhe! Është politika ajo që zvogëlohet”.
Përktheu Rudina Dahri