Noka: Edi Rama, bleu vota
Deputeti i PD-se, njekohesisht sekretari organizativ i demokrateve, Flamur Noka deklaroi dje se Rama ka perdorur parate e mafias, per te blere vota gjate zgjedhjeve parlamentare te qershorit. Gjate fjales se mbajtur ne Kuvendin e PD-se ne Tropoje, Noka theksoi se mafia e Edi Rames pagoi 40 milione euro per te blere votat e shqiptareve. "Vetem Edi Rama, ky njeri i cmendur eshte kapur peng. Jeni deshmitare qe ne Qarkun e Kukesit, ne Tropoje, Kukes, Has, nga mafia e tij u pagua mbi 1 milione euro per te ndryshuar votat e qytetareve ne qarkun tone", deklaroi Noka. Sipas tij, ky njeri qe kerkon te ktheje historine e demokracise prapa, qe kerkon te thyeje rendin kushtetues dhe qe kerkon te rrezoje pushtetin me dhune, ka probleme te renda cekuilibri mendor. Po keshtu Noka, theksoi se Rama ka perdhosur edhe kodin e familjes dhe ka dhunuar nenen e tij.