Muriqan kapet suedezi me 9 pistoleta
Arrestohet nga policia e kufirit në pikën e kalimit Kufitar të Muriqanit një shtetas suedez Lars Tommy Rosen i cili po transportonte 9 pistoleta të llojit "Ekol Special" të kalibrit 9 milimetra me destinacion Gjermaninë janë gjetur në autobusin e linjës Prishtinë-Hamburg. Nga sa mësohet shteasi në fjalë është bashkuar pasagjereve tjerë në qytetin e Gjakovës dhe deri në momentin e kontrollit nuk ka shfaqur asnjë shenjë të dyshimit për pistoletat, të cilat po i transportonte. Gjatë kontrollit të Policisë Kufitare në dy çanta të cilat ai i mbante me vete në bordin e autobusit me 50 pasegjere qe udhetonin nga Kosova drejt gjermanise u gjetën edhe 9 pistoletat. Në cilësin e provës materjale u seskuestruan armet të cilat ishin të reja ndërsa në karikatorët e tyre nuk kishte fishekë, si dhe një I-Pad dhe në telefon celular. Vetëm 4 ditë më parë në këtë pikë kalimi kufitar u bë sekuestrimi i 4 kilogramëve drogë të llojit heroinë dhe 868 gram kokainë, me destinacion Europën Perëndimore. Materjalet në ngarkim të shtetasit Lars Tommy Rosen i kaluan Prokurorinë për Krime të Rënda për trafikim ndërkombëtar të armëve luftarake.