Vrasja ne Lezhe kater ne pranga
Policia e Lezhës ka vënë në pranga 4 autorët e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupe të rinjsh në fshatin Blinisht të Lezhës. Të njëjtat burime tregojnë se janë sekuestruar 3 automjete të përdorura në ngjarje dhe një numër i madh gëzhojash automatiku dhe pistolete duke hedhur dyshime se është qëlluar nga te dyja palët. Ende nuk është bere e mundur gjetja e armeve te përdorura ne krim, ndërsa kane vijuar hetimet për te zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje te rëndë, ku mbeti i vrarë Daniel Bardhoci 17 vjeç dhe u plagos Osvaldo Marku 17 vjeç qe te dy nga fshati Kallmet.
Sipas burimeve policore viktima se bashku me dy shoke te tij kane lëvizur nga Kallmeti ne drejtim te Blinishtit me dy automjete ne te cilat ndodheshin edhe arme dhe janë përballur sërish me grupin rival me te cilin ishin konfliktuar me herët me sende te forta. Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një grindje te çastit për motive banale.