E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqiptarët do të jenë më pranë njëri-tjetrit

05-01-2013 / Gazeta 55

Krijohet Komiteti i Diasporës

Këshilli i Ministrave vendos krijimin e Komitetit të Diasporës. Duke prezantuar këtë vendim, Kryeministri Berisha tha krijimi i këtij Komiteti është “një detyrim i madh, moral”, ndaj shqiptarëve kudo që janë, të cilët për nga numri janë më të madh se shqiptarët që banojnë në trojet shqiptare.
“Fati na bëri që të kemi më shumë diaspore se shqiptarë në trojet shqiptare. Në këtë aspekt, u duhet kërkuar ndjesë shqiptarëve kudo që janë se nuk ka qenë e mundur të kenë mbështetjen e merituar të Shqipërisë, por i garantoj se realizimi i saj është përparësi madhore. Komiteti i Diasporës do të bëjë çdo gjë, për t’u gjendur afër shqiptarëve në të katër anët e planetit, nga Zelanda e Re, Alaska e Poli i Veriut. Dikush më bëri një mesazh, ku më thoshte: Ju përshëndes nga Poli i Veriut në Finlandë. Komiteti i Diasporës do të bëjë çdo gjë, do të përpunojë praktikat e skemat më të mira në mënyrë që të gjendemi më pranë tyre, më pranë njëri-tjetrit. Diaspora ka një rol historik, të jashtëzakonshëm, në jetën dhe në betejat e shqiptarëve për liri e zhvillim. Të mos harrojmë se edhe Rilindja jonë, në tërësinë e saj, me ndonjë përjashtim, lindi jashtë trojeve shqiptare. Ky ishte fati ynë. Për të mos numëruar të gjithë aktet e avokatisë së jashtëzakonshme që i ka bërë kombit, diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që, ndonëse nuk është më e madhja dhe më e pasura, është absolutisht më zemërzjarrta për Shqipërinë e kombin shqiptar”, tha kryeministri. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›