Noka: Rama, armik i rrugës së kombit
Tuneli i Kalimashit po riparohet me shpejtësi, por mendja e kryetarit të Partisë Socialiste, është e prishur në mënyrë të pariparueshme më. Kjo ishte deklarata që bëri dje deputeti i Partisë Demokratike, i Qarkut të Kukësit, Flamur Noka, në lidhje me akuzat e Partisë Socialiste për tunelin e rrugës, Durrës-Kukës. "Armiku më i egër i rrugës së kombit, Edvin Rama, guxoi sërish të sulmojë një prej arritjeve më të suksesshme dhe një prej krenarive më të mëdha të qeverisë "Berisha" dhe të mazhorancës sonë, duke keqpërdorur deputetët e tij", deklaroi Noka.