Gjermeni: Ju jepuni pagat invalidëve të punës
Deputetja e Partisë Socialiste, Englantina Gjermeni, i kërkoi Kryeministrit Berisha që të paguante invalidët, të cilët nuk kanë marrë prej kohësh paratë e tyre ose të largohej nga drejtimi i vendit. "Invalidët e punës janë një nga grupet që po ngre zërin çdo ditë për të drejtat e tyre, ndërkohë që u ka arritur thika në kockë. Janë 48 mijë invalidë pune të cilëve nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit. Sali Berisha jepu paratë invalidëve ose largohu", deklaroi deputetja e serisë rozë.