Noka Rames Policia shqiptare ka mbeshtetjen e qeverise

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka kritikuar ashpër deklaratën e kreut socialist, Edi Rama, lidhur me ndarjen nga jeta të shefit të krimeve të Matit, Musa Skura. Sipas ministrit Noka, qëndrimet e ardhura sot nga lideri i opozitës ishin thirrje dekurajuese për policinë dhe inkurajuese për krimin.
“Rama solli sot 2 qëndrime të mbrapshta. Së pari kundër policisë që mbrojnë jetën e individid dhe së dyti mbrojti krimin në rrugë. I bëj thirrje Ramës që përpjekje të tilla janë të pafrytshme dhe do të jenë pa rezultat asnjë pasi presion nuk ndal punën e Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar qofshin këto dhe në zyrën e z Rama”, u shpreh Noka.
Sipas tij, i gjithë ky sulm i Ramës, lidhet me faktin se ai është i pashpresë me strategjinë e tij për Policinë e Shtetit.
“Është kjo polici që goditi këto vite 220 banda që ishin njëjtësuar më PS dhe bënin ligjin në çdo cep të territorit të vendit. Kjo polici i dha fund epokës së skafeve, dhe që i garanton shqiptarëve kufij të sigurtë dhe lëvizje të lirë në hapësirën Shengen dhe meriton vetëm mirënjohje. Në strategjinë e tij për policinë, Rama është i pashpresë. Përdorimi i kandidatëve me precedent penalë në zgjedhjet 2011, e coi atë në humbje. Shqiptarët kanë sy dhe veshë i njëjti fat e pret dhe në 23 qershor. Z Rama nuk i shton dot aksionet politike duke iu kundërvënë uniformave blu, duke nëpërkëmbur jetën e punonjësve të rendit që bien në krye të detyrës”, vuri në dukje Noka.
Rama akuza drejtuesve të policisë
Akuza të forta të adresë të drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit ka artikuluar kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
“Trupa policore i kupton, i di që të gjitha dhe për këtë arsye policët e thjeshtë ndihen të demotivuar, komisarët kurajozë janë me të drejtë të revoltuar teksa shohin shokët e tyre vriten dhe drejtuesit bëjnë zullume në kurriz të detyrës. Policët thotë se lufta është njësoj si një ndeshje futbolli e shitur”
Por më shumë se tek lufta ndaj krimit, kryesocialisti merakun e ka tek zgjedhjet e 23 qershorit. Edhe për këtë, ai ka çfarë të akuzojë.
“Raporti profesionalizëm, klientelizëm patriak është kokëposhtë, kupola drejtuese është e inkriminuar, ministri i brendshëm partiak i rëndomtë, papagallon ministri sa herë nxjerr kokën në ekran dhe merret me strukturat për zgjedhjet. Është shpikuar një strukturë për zgjedhjet, që do të punosojë njerëz për mbajtjen e pushtetit”.
Gjithçka sipas Ramës do të ndryshohjë nëse opozita do të fitojë zgjedhjet. Madje ai kërkon që fjala e tij sot, të merret si provë.
“Regjistrojeni këtë që po them. Premtoj se në 300 ditët e para shqiptarët do shohin një polici që s’e kanë parë asnjëherë dhe në rrugën tonë të rilindjes do kenë prova të qartë të vënies së policisë në shërbimin e tyre si garanci për sigurinë”
Reagimi i kryesocialistit, erdhi pikërisht ditën kur në Itali ndërroi jetë shefi i krimeve të Matit, i cili u plagos gjatë një operacioni policor më 13 janar.