E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka: Shqiptarët do shembin murin e bllokimit më 23 qershor

06-01-2013 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm në 22 vjetorin e PD në Kukës

Qytetarët shqiptar do të dinë të votojnë më 23 qershor. Ata do të votojnë për politikën që sjell demokratizimin e vendit Shqipërinë Europiane dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj.  Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Flamur Noka gjatë n festimit të  22 vjetorit të PD në Kukës.
Ai ka theksuar se zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të fitohen gjerësisht nga Partia Demokratike dhe se shqiptarët do të rrëzojnë me votë të lirë e demokratike politikën bllokuese të Partisë Socialiste dhe neobllokmenëve të rinj me në krye Edvin Ramën. “Pas 22 vitesh PD del ballë hapur para shqiptarëve në kërkim të mandatit të tretë, pasi ajo ka përmbushur me shumë sukses jo vetëm premtimet e saj elektorale por një pjesë të aspiratave të shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane. Më pas ministri Noka vuri në dukje se Partia Socialiste do marrë ndëshkim për bllokimin procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian përmes mosvotimit të tre ligjeve që ishin vendosur edhe si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.  “PS dëshmon qartë që nuk vepron mbi bazën e interesave të shqiptarëve, por vetëm mbi bazën e urrejtjes, mllefit dhe interesave të kryetarit të saj. Ju jeni dëshmitarë të luftës që bëri Edvini rrugës së kombit dhe rrugës drejt integrimit. Do ta lëmë shumë shpejt në opozitë”, theksoi ai.
Në aktiviteti të organizuar nga dega lokale e Partisë Demokratike në përvjetorin e 22 të krijimit të saj, ministri Flamur Noka vlerësoi se Partia demokratike Shqiptare vjen ne ketë jubile me një serë arritjesh. “Nën qeverisjen e PD-së, Shqipëria u bë vend anëtar i NATO-s, koalicionit më të madh që ka njohur historia e botërore, bazuar në parimet e lirisë dhe demokracisë. Ashtu sikundër kishte premtuar, Qeveria Berisha në vitin e parë të mandatit të dytë qeverisës u mundësoi shqiptarëve heqjen e barrierës së vizave. Tashmë shqiptarët, lëvizin pa viza si qytetarë të lirë në gjithë hapësirën Shengen e më gjerë”, vijoi Noka. Në fund, Noka nënvizoi se PD është e sigurt në votëbesimin dhe rimandatimin e saj pasi gëzojmë mbështetjen dhe besimin e shqiptarëve. Është detyrim ndaj Shqipërisë dhe interesave të shqiptarëve të ripërsërisim fitoren historike të vitit ‘92. Kjo fitore është një domosdoshmëri historike, kur shohim se përballë nesh është njeriu anti integrim që quhet Edvin Kristaq Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›