Almir Rrapo dënohet me 6 vite burg në SHBA

Ai akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2005 si dhe për përfshirje në banda kriminale dhe trafik ndërkombëtar të drogës.
Rrapo ishte pjesë e bandës kriminale të drejtuar nga Brunos dhe Saimir Krasniqi, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm. Rrapo ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë amerikane dhe kjo është arsye që ndaj tij është marrë një vendim i tillë, teksa më parë ishte thënë se mund të dënohej me burgim të përjetshëm.
27-vjeçari Rrapo u ekstradua më nëntor të vitit të shkuar në një operacion të fshehtë, ku në Rinas iu dorëzua FBI-së. Ai u arrestua në muajin korrik të vitit 2011 në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë, teksa po tentonte të merrte një vizë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara. /Start/
2012-07-27 11:39