Shkodër, identifikohen autorët e vrasjes në Bushat
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin e tre autorëve të vrasjes së 40-vjeçarit Lulzim Qarri në komunën Bushat. Burime nga policia bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit N.Q, A.Q, G.Q të cilët dyshohen se kanë vrarë për gjakmarrje 40-vjeçarin Qarri.
Sipas informacioneve forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku mendohet se fshihen 3 autorët e vrasjes për të bërë të munduar kapjen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur praditen e sotme në një parking pranë komunës së Bushatit ku 3 personat të armatosur kanë vrarë me armë 40-vjeçarin Lulzim Qarri dhe më pas e kanë hedhur në një kanal aty pranë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive gjakmarrje pasi sipas informacioneve të para mësohet se familja Qarri ishte në hasmëri që në vitin 1992 me familjen Qosja pas vrasjes së babait të Lulzim Qarrit.
Një vit më vonë, ky i fundit vret një pjesëtar të familjes Qosja dhe dënohet në vitin 2001 me 13 vjet heqje lirie. Ndërkohë, 40 vjeçari kishte vuajtur vetëm disa vjet dhe kishte dy vjet që kishte lënë qelinë.