E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi, kompania “ARMO” lëshon garancinë bankare



Konsorciumi amerikano-zviceran “Rafanery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group”, që është edhe pronari i ri i kompanisë “ARMO”, do të derdhë në buxhetin e shtetit paratë e këtij privatizimi ditën që kontrata e shitjes së aksioneve do të hyjë në fruqi. Kontrata në fjalë u miratua dje nga Parlamenti. Ndërkohë konsorciumi ka lëshuar garancinë bankare në vlerën e 25 milionë eurove pranë “Raiffeisen Bank”. Nga shitja e 85 për qind të aksioneve të “ARMO”-s buxheti i shtetit do të përfitojë 125 milionë euro, ndërkohë që konsorciumi do të investojë në pesë vitet e para të aktivitetit të tij në kompaninë “ARMO” një shumë prej 240 milionë dollarë.

20 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›