E Diel, 1 Nëntor 2026

Nora: Ska kuptim të mos fitojmë në Gjirokastër

Nga SOKRAT  PAPADHOPULLI

Sulmuesi i Luftëtarit, Arlind Nora, thekson se duhet kaluar patjetër me sukses ndeshja e radhës me Kukësin 

Arlind Nora, golashënuesi më i mirë i Luftëtarit deri tani, me 9 gola, nuk realizoi ndaj Adës, por pritet që ndaj Kukësit të jetë ai snajperi, që do të gadasë për 3-pikëshin e çmuar në ndeshjen e fundit të fazës së parë në stadiumin e Gjirokastrës. Do jetë kjo fitorja e 8-të radhazi këtu dhe e 11-ta në tërësi, rezultate që nuk i ka regjistruar kurrë më parë ky ekip. Por për fitoren që pretendohet, nuk duhen bërë llogaritë pa hanxhinë.

Është dueli LuftëtariKukësi, që ka në radhë të parë një ngerkesë psikologjike të rëndë për të dy ekipet dhe veçanërisht për të parin, që do të mbrojë pathyeshmërinë në shtëpinë e tij. Por ka mundësi që kjo ngarkesë të hiudhet përtej prej tij, sepse ka gjithë ata lojtarë të rrahur me vaj dhe uthull, me përvojë edhe në superligë, të cilët dijnë të manovrojnë në situate të tilla, duke nisur me kapitenin Devolli. Të dy ekipet vijnë në përballjen direkte pas fitoresh në javën e 13-të dhe kërkojnë fitoren e radhës, pasi barazimi u humbet nga 2 pikë.

Nora Po çthotë Nora për ndeshjen me Adën dhe aë me Kukësin, si dhe garën e tij me Ivanajn për garën e golashënuesve? Ndeshjen me Adën e vlerësuam si speciale për vetë momentin kur u zhvillua. Rivalët prisnin frenimin e Luftëtarit, gjë që nuk ndodhi, pasi ekipi ynë e kontrolloi lojën dhe e administroi atë, krijoi disa raste për shënim dhe fitorja jonë ishte e merituar. Në Gjirokastër, për ndeshjen e parafundit të fazës së parë, që këtu është e fundit, presim Kukësin, aktualisht rivalin kryesor.

Nuk do të na falet, që para tifozëve tanë të gabojmë pikërisht  tani. Kukësin e respektojmë dhe e vlerësojmë si fqinj dinjitoz në renditje, por nuk e fshehim se do të luftojmë për fitore dhe mundësitë më të shumta  janë për ne. Nuk mund të na prishet seria e fitoreve në fushën tonë. Do të luajmë me gjithë energjitë që kemi dhe besoj se do ta arrijmë objektivin.

Për garën me Ivanajn e Kukësit patjetër që të dy duam të jemi fitues si golashënues. Në këtë ndeshje shpresoj se do të jem unë më me fat, por përpara janë shumë ndeshje dhe lojtarë të tjerë janë afruar. Sidoqoftë, për mua gëzimi më i madh i këtij sezoni do të jetë ngjitja e Luftëtarit në superligë, pavarësisht se do të jem ose jo golashënuesi më i mirë. Për golashënuesin më të mirë do të luftoj, sepse kështu do të ndikoj më shumë edhe për objektivin e ekipit, ka theksuar Nora mes të tjerash.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›