Noriega, ekstradim në Francë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka firmosur urdhërin që lejon dërgimin e Manuel Noriegës në Francë. Ish- udhëheqësi i Panamasë, diktator gjeneral e ish- agjent i CIA-s ka vuajtur në Shtetet e Bashkuara dënimin prej 17 vitesh burg për trafik droge. Noriega është dënuar në mungesë nga drejtësia franceze për pastrim parash në vitin 1999 me 10 vjetë heqje lirie. 76 vjecari udhëtoi me avion nga Miami drejt Parisit. Edhe Panamaja ka kërkuar që Noriega të kthehet në atdhe, ku do të ballafaqohet me akuzat për vrasjen e kundërshtarëve politikë.
< I mëparshmi