E Diel, 1 Nëntor 2026

Politika mban peng gjyqësorin. Fanaj: KLD në impas. Të ndërhyjë Brecaj

Ngerci politik po pengon reformen ne gjyqesore. Keshtu u shpreh ne “Ora 20:00” anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Neshat Fana. Sipas tij konflikti politik transferohet edhe ne sistemin e drejtesise. “Ashtu sikurse politika ka bërë reforma deri më sot, reforma të thella në sistemin e drejtësisë, po ashtu në momente të caktuara ka qenë pengesë në reformat e pritura ose te premtuara në drejtësi. Ka ligje të tjera të mjaft të rëndësishme të cilat politika duhet patjetër t’i afrojë tek publiku dhe patjetër ta bënte operative në funksionin e drejtësisë. Kemi rastin e Gjykatës Administrative. është e pafalshme që drafti kryesor ka më shumë se një vit që është paraqitur në mekanizma të parlamentit dhe vetëm për shkak të mungesës së opozitës nuk kalon” thotë Fana.

Po keshtu ai thote se disa anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise, te cileve u ka mbaruar mandati nuk po zevendesohen per shkak te mosmarreveshjeve brenda trupes se gjyqtareve, te cilet edhe jane te ndikuar politikisht. “Gjyqtarët vetë duhet të mblidhen në Konferencë Gjyqësore dhe duhet të zgjedhin anëtarët e tyre. Jo vetëm këta 4 që u ka mbaruar mandati, por po në këtë vit në të cilin ne jemi ju mbaron mandati edhe 3 të tjerëve. Me sa duket trupa gjyqësore në tërësinë e vet ka goxha probleme. Ka probleme në mënyrën e organizimit. Sot ne kemi dy shoqata të ndryshme. Vihet re që fatkeqësisht dhe këto dy shoqata gjyqtarësh brenda tyre ka dhe nuanca të dallimeve politike” thotë Fana.

Persa i perket anetareve te rinj qe do te zgjidhen nga presidenti ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese, zoti Fana thote se me i rendesishem se sa votimi ne parlament eshte procesi i perzgjedhjes se tyre.

Taulanta Boja
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›