E Diel, 1 Nëntor 2026

Norma Nicola Zorzi: Fllad magjie me tingujt muzikorë

>Regjisori tregon për veprën operistike Norma. Si do të vijë ajo për publikun dhe cilat do të jenë risitë e shfaqjes
Regjisori italian Nicola Zorzi rikthehet për herë të dytë në Tiranë, dhe kësaj here për veprën operistike Norma, të cilën ai e quan të vështirë, por që shpreson se do të jetë një spektakël interesant. Opera me dy akte me libret të Felice Romanit dhe muzikë të Vincenzo Bellinit do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 7,8 dhe 13 shkurt. Regjisori italian në një intervistë dhënë për gazetën zbulon disa nga detajet  e veprës operistike. Vendosur për herë të parë në skenë e Milanos në vitin 1831, ajo edhe sot vazhdon të shfaqet me sukses në teatro të ndryshme. Regjisori italian Zorzi shpreson se këtë herë ajo do të ketë shumë risi, të cilat do ti japin publikut një shfaqje interesante.

-Është hera e dytë që ju vini në Shqipëri për të ringjitur në skenën operistike operën Norma. Si ndiheni?

Ndihem mirë dhe mbi të gjitha kjo ndjesi e mirë më shkaktohet nga fakti se unë rikthehem për herë të dytë vetëm pas disa muajsh. Para disa kohës unë kam ardhur për operën Luçia de Lamermmor, e cila u vu në skenë në nëntor të viti të kaluar, dhe nuk është një kohë shumë e gjatë. Jam i kënaqur dhe ndjehem i lumtur, por mbi të gjitha kam një përgjegjësi shumë të madhe. Them kështu sepse vepra operistike Norma është një vepër e vështirë, për tu përballuar. Është komplekse dhe madhështore. Edhe nga ana muzikore solistët kanë qenë statikë. Është detyra jonë që të përpiqemi të sjellim diçka më tepër në këtë vepër, e cila rikthehet pas tetë vjetësh në skenë e TKOB. Në fakt koha për këtë vepër nuk ka qenë  e mjaftueshme, por ne i kemi bërë provat dhe shpresojmë në rezultatet e punës sonë. OperaNorma është një zgjedhje institucionit të Teatrit të Operës. Ishin pikërisht ata që më propozuan mua që të merrem me këtë vepër. Ata më komunikuan vënien e kësaj vepre në skenë shqiptare dhe unë pranova me kënaqësi. Tashmë kanë kaluar disa ditë dhe unë sëbashku me stafin po punojmë për këtë vepër, e cila pas disa ditësh do të shfaqet në skenën operistike.

-Opera Norma është ngjitur në skenën shqiptare para tetë vitesh. Cilat do të jenë risitë kësaj here?
 Po, është e vërtetë që kjo vepër është vënë në skenë para tetë vitesh, por me rivënien e kësaj here ne kemi ndryshuar shumë gjëra. Për sa përket skenografisë ne kemi bërë një punë të shkëlqyer me skenografin Genc Shkodrani. Mund të them se në Normën  e kësaj here ne do të kemi një imazh tjetër, i cili do të jetë shumë interesant për publikun.

-Keni vite që merreni me operën, keni punuar në shumë skena italiane, por dhe në skena të ndryshme botërore. Si është zhvilluar aktiviteti juaj në Itali?

Në Itali unë kam një aktivitet të ngjeshur. Mund të them se punët më shkojnë shumë mirë. Por ajo që unë dua të theksoj është se në Itali në skenat operistike punohet shumë ndryshe nga sa punohet në Shqipëri. Në Itali ka shumë gjëra për artin që zhvillohen ndryshe nga këtu. Atje për sa i përket operës iu jepet më shumë hapësirë regjisorëve historikë, pra atyre regjisorëve që kanë krijuar një emër në operën italiane. E kundërta po shikoj që ndodh në Shqipëri. Këtu iu jepet më shumë prioritet të rinjve. Kjo i lejon ata që të eksperimentojnë, të prodhojnë, gjë e cila nuk ndodh shpesh në Itali. Unë mund të them se kam fatin që skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po vij që të provoj këtë gjë. Pra skena shqiptare të jep mundësi që të eksperimentosh me veten, në mënyrë që të verifikosh.

-Në Itali në skenën e teatrit La Scala ju keni vendosur operën Aida të Verdit. Në punën tuaj si e shikoni ndryshimin në skenat operistike?

Patjetër, është normale që shikoj një ndryshim, i cili nuk ka të bëjë me përkushtimin tim ndaj çdo vepre që vendos në skenë, pasi për mua përgjegjësia është e njëjtë, por ka të bëjë me ambientin  e teatrit që unë punoj. Në teatrot që unë punoj, ashtu si edhe në Itali ka mënyra të ndryshme për sa i përket strukturimit të tyre. Ka më shumë artistë, kanë orkestra më të mëdha, teknikët janë më të shumtë, rekruzitat janë të shumta, pra teatrot janë strukturalisht të ndryshme nga njëri tjetri. Unë mendoj se në Teatrin e  Operës në Tiranë, teknikët, elektricistë etj, janë pak por janë të mirë. Kjo tregon se në Shqipëri mund të kesh sukses edhe pa pasur skena madhështore operistike.

-E shikoni të vështirë operën Norma?

Norma është një vepër e vështirë për vetë faktin se edhe unë megjithëse jam regjisor, nuk arrij që ta kuptoj plotësisht atë. Them se nuk është momenti për ta bërëNormën, por është momenti për të eksperimentuar me atë.

-Cilat janë linjat që trajtohen në operën Norma?
Intriga e operës Norma, si e kemi parë, luhet e gjitha mbi alternimin dhe depërtimin e dy planeve: atë publik, që manifestohet në momentet rituale dhe kolektive, dhe atë private, në të cilin veprojnë ndjesitë personale dhe shpërthen konflikti i pasioneve që përfshin Normën, Adalgizën dhe Polionen. Është një histori dashurie e Normës dhe Adalgizës, që dashurojnë të njëjtin burrë. Është pikërisht ky burrë, i cili vendos të dojë më të renë, megjithëse me Normën ai ka dy fëmijë. Mund të them se finalja e veprës është e veçantë sepse në fund Poline e kupton dashurinë që ka Norma për atë. Kjo është historia e cila do të vijë pas pak ditësh me Normën.

-Për herë ta parë Norma është vënë në skenën e Milanos në vitin 1831, ndërkohë që vazhdon edhe në ditët e sotme të shfaqet me po të njëjtin sukses. Ku mendoni se qëndron suksesi i saj?

Këtu nuk ka sekrete. Ka muzika të tilla që i kanë rezistuar kohës. Është pikërisht bukuria e tingujve të kësaj muzike, që e bën këtë gjë. Muzika të tilla, si ajo e Barokut, Moxartit etj,i kanë rezistuar kohërave. Muzika të tilla mbesin të pavdekshme në rrjedhën e shekujve. Bellini ishte i talentuar për të gdhendur meloditë me të ndritshme e të bukura, të cilat ruajnë edhe sot një fllad magjie.

-Thatë që nuk keni pasur shumë ditë për tu përgatitur për Normën. Mendoni se do të arrini atë që dëshironi me këtë vepër, pasi ju e cilësuat dhe si një vepër të vështirë?

Është e vërtetë që kemi pasur pak kohë, ashtu si dhe tek opera Lucia de Lamermmor. Jam pak i shqetësuar për këtë fakt, megjithatë shpresoj për mirë. Kemi punuar shumë, dhe do të më kishte pëlqyer të kisha më shumë kohë për të bërë këtë vepër, megjithatë do të shikojmë rezultatin e Normës, pas pak ditësh.

-Keni ditë që po punoni me artistët shqiptarë. Si jeni ndjerë nga ky bashkëpunim?
 Kasta e artistëve më të cilët unë punoj është shumë e mirë. Eva Golemi është e shkëlqyer, Shpresa Beka është fantastike, po ashtu Armaldo Lika, të cilin e njoh dhe më parë pasi ka qenë protagonist në operën Lucia de Lammermmor. Është një vepër me një temë të zgjedhur. Dhe mendoj se do të jetë një spektakël interesant në skenën shqiptare.

-Çfarë do të shikojë  publiku pas disa ditësh tek Norma?
Do të ketë shumë surpriza të cilat nuk dua ti zbuloj tani. Do të ketë një imazh dhe një skenografi të realizuar. Kur ta hapet Normado të jetë diçka shumë interesante. Jemi përpjekur që të krijojmë diçka jo të zakonshme për skenën shqiptare.

************************************
Të dhëna mbi operën Norma

Është një opera në dy akte e kompozitorit Vincenzo Bellini mbi libretin e Felice Romani. Kompozuar në më pak se tre muaj, kjo ishte e destinuar të shndërrohej në operën më popullore ndër 10 operat e krijuara prej tij. Që në muajt e parë të vitit 1831 Bellini e dinte që do të kompozonte operën e destinuar të hapte në 26 dhjetor sezonin në Teatrin La Scala të Milanos. Si zakonisht iu drejtua Felice Romani-t, i cili prej 1827, nga koha e operës Pirata , kish shkruar libretet e gjithë melodramave të tij dhe iu fut punës me libretistin për të gjetur subjektin që mund të muzikohej në format melodramatike të kohës dhe adapt për shoqërimin e kantos së shkruar. Zgjedhja ra mbi një subjekt teatral të kohëve të fundit. Në prill 1831 një tragjedi e Alexandre S

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›