Galeria e Arteve, Artistet e rinj, në garë për projektet

>Projekti Krijimi i Fondit Publik për Artistë Emergjentë iu jep mundësi të rinjve për të prezantuar vlerat e tyre artistike
Galeria Kombëtare e Arteve fton të gjithë artistët e rinj të arteve pamore, që të marrin pjesë në një konkurs, në kuadër të projektit Krijimi i Fondit Publik për Artistë Emergjentë. Konkursi, që do tu japë mundësinë artistëve të rinj për të prezantuar aftësitë e tyre artistike do të mbyllet në muajin qershor, kur dhe do të shpallen 6 fitues, të cilët do të bëhen pjesë e grupeve organizuese në Galerinë Kombëtare të Arteve, sipas nevojave të këtij institucioni të arteve pamore. Ky projekt synon krijimin e një perspektive për të ardhmen e artistëve të rinj, të cilët pas studimeve aspirojnë karrierën në të gjitha drejtimet e spektrit të artit pamor (histori dhe teori arti, kurim aktivitetesh artistike, menaxhim, koordinim, restaurim etj.). Objektivat e këtij projekti konsistojnë në rivitalizimin dhe sjelljen e energjive të reja nga këto kontigjente artistësh në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërtimin e një rrjeti specialistesh dhe kuratorësh të rinj në rajon dhe ndërtimin e projekteve të përbashkëta me ta, dhe futjen e praktikave më të reja të organizimit, koordinimit dhe kurimit të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në institucionet tona kulturore. Artistët mund të jenë të disiplinave të ndryshme të arteve pamore dhe të kenë një CV të pasur me aktivitete të skenës së artit bashkëkohor dhe eksperienca në kurim aktivitetesh. Aktiviteti i dy viteve të fundit, tekste dhe artikuj të botuar në rast se ka. Për të vlerësuar përfituesit nga projekti Krijimi i Fondit Publik për Artistët Emergjentë, do të ngrihet një juri, e cila do të bëjë përzgjedhjen dhe vlerësimin e dosjeve të kandidatëve pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Nga zyra e shtypit pranë GKA-së, bëhet e ditur se fituesit do të marrin pjesë rregullisht në të gjitha projektet artistike të cilat janë të planifikuara gjatë vitit 2009, si ekspozita me koleksionin e GKA-së dhe ekspozitat e axhendës së këtij institucioni. Për secilin do të ketë program të veçantë pune të miratuar nga drejtoria e GKA-së. Projekti Artistët emergjentë gjen mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve synojnë krijimin e një hapësire për të rinjtë, të cilët do të shpalosin vlerat e tyre artistike në këtë institucion kulturor. Ndërkohë që vitin që kaloi projekti "Artistët emergjentë", nga komisioni i ngritur me 14 maj 2008, me firmën e ministrit Ylli Pango bëri shpalljen e fituesve të këtij projekti. Komision i përbërë nga Fatjon Dragoshi, drejtor i Artit dhe Letrave në MTKRS, Rubens Shima, drejtor i Galerisë Kobëtare të Arteve dhe Merita Toçila, specialiste në MTKRS, vendosën për pesë emrat fitues të këtij projekti, i cili ka në fokus mbështetjen e artistëve të rinj. Artistët e përzgjedhur u atashuan pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe ishin pjesë e grupeve të punës, të cilët asistuan në projektet edhe aktivitetet e kalendarit zyrtar të GKA-së, për vitin 2008, në konceptimin linjave muzeore dhe pjesë e redaksisë së publikimeve dhe botimeve të saj. Periudha e këtij atashimi ishte deri në pesë muaj. Artistët fitues të projektit Artistët emergjentë ishin: Genti Gjikola, Alban Hajdinaj, Ermir Hoxha, Idlir Koka, Genti Korini. Vjet për këtë projekt u akorduan vetëm 6 milionë lekë të vjetra nga Ministria e Kulturës. Prej vitesh, Galeria Kombëtare e Arteve po ndjek një politike arti aktive në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Qëllimi i së cilës është promovimi i vazhdueshëm i artistëve të rinj dhe kuratorëve edhe përtej Shqipërisë, në skenat e rëndësishme të artit sot në botë. Pjesë e këtyre politikave është dhe projekti Artistë emergjentë. Shqyrtimi dhe vlerësimi i dosjeve të kandidatëve do të bëhet me 23 shkurt dhe po në këtë datë do të bëhet dhe shpallja e fituesve.