Normaliteti i një koalicioni
Autori i Lajmit: Gëzim Podgorica
Rrufetë politike që po hidhen mbi koalicionin midis PD dhe LSI-së nga koalicioni që ka humbur zgjedhjet, pra nga koalicioni që kryeson PS, duket më tepër si reagim nervoz i kësaj të fundit në situatën e krijuar se sa një argument politik i bazuar. Historia e koalcioneve në demokraci është shumë e njohur dhe fenomeni shqiptar jo vetëm që nuk përbën asnjë lloj precedenti, por ai nuk përbën precedent as në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Në 1992-ishin kur Berisha mori pushtetin në mënyrë plebishitare, ftoi në qeverinë e tij të djathtë socialdemokratët e Gjinushit të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës. Po kështu në 1997-ën , kur Nano dhe koalicioni i tij fituan bindshëm zgjedhjet parlamentare, në mënyrë të njëpasnjëshme ishin në qeveritë e majta themeluesit e PD-së si Zogaj, Imami, Ceka e të tjerë. Pra “mëkatet” politike të këtij lloji janë jo vetëm të provuara që kanë dhënë rezultate pozitive, por kanë dëshmuar edhe një funksionim normal bashkëqeverisjeje, duke krijuar një standart demokratik kontrolli dhe mirëkuptimi shumëfunksional. Nervoziteti që po shfaq lidershipi aktual i PS nuk ka asnjë kontekst të arsyeshëm e të justifikuar nga historia e politikës, por mbetet vetëm një përpjekje e lodhëshme për të prodhuar alibi që duan të justifikojnë humbjen e saj. Po kështu me sa duket përgatitet në mënyrë të rafinuar ruajtja e pozicionit të Edvin Ramës në krye të PS , pavarësisht statuti, ose siç thuhet rëndom kushtetuta e socialistëve , përcakton qartë largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare.Kjo është jo vetëm takstative, por iniciativë e vetë Edi Ramës në Kongresin që e zgjodhi në mënyrë jo shumë trasparente atë. Për të krijuar një iluzion të rremë të fitores dhe për të ushyer alibitë që mbajnë në këmbë Ramën, sulmohet politikisht koalicioni i krijuar, i cili është jo vetëm një normalitet i pranuar politik, por edhe një domosdoshmëri për stabilitetin e vendit. Ky koalicion ishte i vetmi i mundshëm institucional dhe parimor për t u bërë. Të gjitha llogaritë e tjera ishin vetëm pazare dhe do të ndotnin shumë rëndë mjedisin politik, por edhe atë social në Shqipëri. Ato do ishin jo vetëm jo funksionale, por me një faturë të rëndë për proceset integruese të vendit.
Në se PD ishte e shtërnguar të kërkonte dorën e LSI, kjo e fundit kishte edhe opsione të tjera, por jo racionale dhe jo efektive. Prandaj ajo me shumë vishtirësi dhe përmes një vendimarrje të vështirë zgjodhi një rrugë konstruktive, bashkëpunimin me PD, që nuk përbën as herezi dhe as argument për të bërë të moralshmin për akuzatorët inoçentë socialistë . Shigjetat që po hidhen në adresë të LSI-së më shumë se sa të bazuara, janë pjesë e dëshprimit për mosarritjen e objektivit nga ana e PS-së për ta nxjerrë jashtë loje këtë formacion politik, i cili për hir të së vërtetës do pranuar që është më i martirizuari në dy zgjedhjet parlamentare të viteve 2005 dhe 2009 . Rezistenca e LSI-së në këto zgjedhje qe vërtet befasuese dhe admirueshme, pasi ishte nën një presion shumë të madh, por edhe e ndëshkuar nga penalitete të rënda që kanë filluar me kodin zgjedhor dhe kanë vijuar me pabarazinë në të gjithë komponentët e fushatës. Mbijetesa politike e LSI , ndryshe nga se çfarë kishte llogaritur në strategjinë e tij Rama, për të fituar jo vetëm zgjedhjet, por edhe për të nxjerrë nga politika Berishën dhe Metën, e ktheu forcën politike të rudhosur në katër mandate padrejtësisht në çelësin e artë të zgjidhjes. Nga frëngjitë e veta PS po sulmon pa reshtur, bile duke tejkaluar ndjeshëm edhe caqet e një fjalori etik, por kjo mbetet me sa duket një standart tjetër i humbur i kësaj fushate dhe ajo që duhet vlerësuar është kurajua politike e LSI –në, për të sfiduar fanatikët dhe esktremistët e sponsorizuar. Zgjidhja që ajo solli ishte i vetmi opsion trasparent dhe me impak pozitiv, po edhe një kontribut për të përforcuar standartin e bashkëjetesës politike mdis kundërshtarësh tradicionalë. Në se ka përpjekje diversive për t i kthyer garuesit e një sfide politike në kundërshtarë për vdekje, LSI dha një shembull tjetër, të sfidës në mes kundërshtarësh me të cilët pas garës mund të bashkëpunohet e bashkëqeveriset. Kjo mënyrë e të sjellurit nga ana e PS tregon gjithashtu se Politika e Re paska qënë vetëm një fasade demagogjike, e cila po dekonspirohet në çdo ditë që kalon. Elektorati shqiptar ka arsye të ndjehet i lehtësuar për koalicionin e ri për dy arësye themelore : E para se Shqipëria është futur në shtratin demokratik të bashkëpunimit midis aktorëve politikë të ngjyrave të ndryshme, dhe e dyta , se humbi një politikë që synonte të krijonte vetëm kultin e një indivi që jo vetëm nuk përfaqëson thelbin e majtë të partisë që drejton, por përfaqëson një njeri pa identitet të përcaktuar politik me impakt të rrezikshëm në administrimin e pushtetit.
Me iniciativën e saj për të bashkëqeverisur, LSI godet një psikologji që mbijetonte padrejtësisht në polikën shqiptare, por mbi të gjitha ngushton polarizimin e skajshëm që vazhdon të jetë prezent në Shqipëri, i krijuar nga konfliktualiteti i tejzgjatur politik.
Impakti i këtij koalicioni do të jetë jo vetëm në kulturën demokratike që ka nevojë gjithnjë për emancipim, por edhe në stabilitetin dhe integrimin e vendit, impakt që nuk lidhet vetëm me votuesit e dy partive në koalicion, por për të gjithë vendin. Kësisoj fituesit e paszgjedhjeve do të jenë më të shumtë nga ato që janë llogaritur pas ndarjes së mandateve./lajmpress/
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009