Plazhi, rreziqet që vijnë nga uji dhe rëra
Autori i Lajmit: red.
Në fillim mund të duket mrekullia vetë: deti, dielli, rëra, një shezlong dhe një çadër me ngjyra. Pushimet janë ato që ke pritur, një kohë e vërtetë relaksi, që mund t i prishë ndoshta vetëm një shi i paparashikuar. Apo, edhe vetë ai det, ajo rërë dhe ai diell... Sepse, pikërisht aty. në mes të asaj që të ngjan me një mrekulli, fshihen edhe rreziqet. Mund të digjesh për shembull: ngjyra çokollatë, aq e lakmuar, rrezikon të mos arrihet dot dhe në vend të saj ta gjesh veten me flluska apo djegie. Por mund edhe të infektohesh, dhe nuk është aspak e vështirë që kjo të ndodhë. Në rërë, në ujë duke marrë rrezet e arta të diellit.
Mos qëndroni gjatë në diell
Dielli, krahas efektit pozitiv që influencon në shëndetin e njeriut, mund të bëhet shkak për disa patologji kutane, që vijnë nga ekspozimi pa kriter ndaj rrezeve ultraviolet dhe sidomos ato infra të kuqe, të cilat hasen nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 16 pasdite. Për këtë shpesh këshillohet mbrojtja ndaj këtyre rrezeve, duke evituar kështu qëndrimin për orë të gjata në diell dhe përdorimin e produkteve mbrojtës. Një rrezik tjetër që haset gjatë ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet apo infra të kuqe është edhe acarimi i nishaneve, si dhe pigmenteve të tjera të vogla të lëkurës. Këto të fundit janë elemente të dyshimtë për melaunoma (tumor malinjë, pigmentet melaninë), duke aktivizuar kështu qelizat malinje të këtyre elementeve. Ky është një problem për të cilin është folur shumë nga mjekët dermatologë dhe onkologë. Deti veç kënaqësive të shumta që na falë rrallë herë mund të bëhet shkak edhe për dalje të elementëve alergjikë të lëkurës. Këto elementë vihen në dukje tek njerëzit në formën e puçrrave të kuqe të vogla, që shpesh provokojmë kruajtje dhe bezdisin personin. Këto dermatite alergjike mund të lindin gjatë kontaktit të lëkurës në ujë, me ndonjë algë apo bimë tjetër ku ai/ajo person ka alergji ndaj këtyre agjentëve bimorë. Shkak për shfaqjen e këtyre dermatiteve alergjikë bëhen lëndë të ndryshme kimikate, të sjella në dete nga lumenjtë apo përrenjtë që derdhen aty. Veç të tjerave nuk përjashtohen gjithashtu edhe infeksionet purulente të lëkurës. Këto lëndë përveç fenomeneve kutane, influencojnë në mbylljen e poreve të lëkurës (kur bien në kontakt me lëkurën) duke favorizuar kështu shfaqjen e folikuliteve apo rrallë herë edhe furunkulave. Rreziku më i madh për shfaqjen e tyre ndodh nëse mbas daljes nga deti nuk bëhet shpëlarja e shpejt.
Rëra në plash dhe infeksionet e lëkurës
Edhe nga rëra në plazhe mund të merren disa infeksione të lëkurës, kryesisht ato mykotike që i marrim në rërë apo në ambiente të tjera të plazhit, qofshin ato sportive apo gjetiu ku persona të sëmurë me epidermofite të këmbëve kanë lëshuar mucetat. Si infeksion me të rëndësishëm mykotik mund të përmendim epidermofitin e këmbëve, infeksion ky që merret edhe nga veshka e shapkave të plazhit të personave të tjerë që kanë këtë patologji. Sëmundja shkaktohet nga agjentë infeksioz mykotik të quajtur epidermofitone që janë të llojeve të ndryshëm dhe ndodhen në lëkurën e këtyre personave. Epidermofitia e këmbëve paraqitet me skuqje në mes të gishtërinjve, rrjepjen dhe kruarjen e tyre. Në rastet kur sëmundja avancon mund të infektohet e gjithë shputa dhe anash këmbës. Këta të sëmurë lëshojnë bashkë me petëza të holla të vogla të lëkurës së këmbëve të sëmura edhe micele epidermafitonesh në tokë, shapka, shezlonge etj. Pityriasis versicolor është një tjetër infeksion mykotik sipërfaqësor që mendohet se mund të merret edhe në plazh dhe shkaktohet nga një agjent mykotik i quajtur malassezia furfur. Kjo sëmundje e lëkurës paraqitet me njolla të zbardhura mbi lëkurën e shpatullave, gjoksit, krahëve dhe qafës. Mund të gjendet në vatra të vogla të veçuara apo edhe të bashkuara që marrin formën e hartës. Nganjëherë këto vatra janë më të pigmentuara se lëkura e shëndoshë. Disa njerëz këto njolla ose vatra i quajnë gabimisht si mungesë vitaminash duke e konfonduar si vitiligon. Edhe pse studimet mbi këtë dermatoze mykotike nuk kanë formuar akoma karakterin kontagjoz (infektiv), përsëri mendohet se këtë infeksion mund ta marrësh në plazh gjatë fshirjes së trupit me peshqir "kolektiv" apo shezlonge. Gjithashtu një mundësi tjetër janë edhe dyshet e shpeshta tek persona seborroike, duke e bërë kështu lëkurën të përshtatshme për të marrë pitirosporonet. Si përfundim vlen të përmendet edhe një infeksion tjetër që mund të merret në plazh. Është fjala për scabies e shkaktuar nga sarcoptes (acarues), scabie është një parazit mjaft i vogël që nuk shihet me sy. Infektimi bëhet nga fjetja në jastëkët (ndoshta edhe të pastra), por që kanë fjetur një orë ose një natë më parë persona të infektuar me këtë parazit, duke i lëshuar këto të fundit në çarçafë. Personi "viktimë" mund të infektohet menjëherë sapo shtrihet për të fjetur në këto jastëk. Sëmundja manifestohet me të kruara të shumta të trupit kryesisht bark, krahë, sipërfaqe ku lëkura është më e hollë. Në këto zona dalin puçrra të vogla të kuqe sa koka e gjilpërës çifte-çifte. Kruarja dhe shqetësimi prej tyre ndodh kryesisht natën. Të gjitha këto patologji të lëkurës që u përmendën më sipër duhen pasur parasysh nga çdo person që shkon për pushime në plazh, në mënyrë që në një fare mase t i shmanget këtyre infeksioneve apo afeksioneve të lëkurës, duke mos u larguar kështu nga plazhet me patologji të ndryshme.
Ky lajm është publikuar: 13/07/2009