Luis Fabiano pranon vetëm Milanin
Këtë jave pritet që kuqezinjtë t’i bënjë Seviljes ofertën e re për të marrë shërbimet e bomberit brazilian
O’Fabuloso ka ndërmend vetëm dy ngjyra për të ardhmen e tij; të kuqen dhe të zezën e Milanit. José Fuentes, menaxheri i sulmuesit brazilian sqaron qëllimet e bomberit Luis Fabiano: Dëshira e tij është që ta hedhë pas shpine përvojën spanjolle me Seviljën dhe të vazhdojë karrierën me kuqezinjtë e Milanit. Por, që kjo të realizohet, më parë duhet që Sevilja të bindet për ta lënë të lirë sulmuesin e saj dhe të pranojë ofertën prej 18 milionë euro të bërë nga Milani për Fabuloson. Ndërkaq, për brazilianin nuk kanë munguar edhe oferta të tjera nga Premier Liga. “Po, është e vërtetë, pohon Fuentes, Mançester Siti ka kërkuar shërbimet e Luis Fabiano por unë dua që ai të luajë me Milanin dhe vetëm me Milanin. Edhe futbollisti dëshiron të njëjtën gjë me 100 për qind. Ai po pret vetëm që të mbyllen bisedimet dhe të bëhet transferta për te Milani.” Por kjo tratativë duket se po ecën shumë ngadalë duke u tërhequr zvarrë nga të dyja anët dhe duke ngjallur pasiguri për të parashikuar të ardhmen e bomberit brazilian. “Për momentin nuk ka ndonjë të re të rëndësishme, shpjegon Fuentes, gjërat janë ende të ngrira. Nuk e di nëse do të ketë ndonjë takim zyrtar mes përfaqësuesve të Milanit dhe Seviljes por këtë javë besoj se Milani do të kontaktojë sërish me Seviljen për të gjetur një marrëveshje të mundshme, ndoshta dhe me ndonjë propozim të ri të ofertës. Pavarësisht të gjithave, dua ta mendoj pozitivisht këtë gjë, pra, Luis Fabiano do të shkojë te Milani dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson për momentin.
Çelsi, 70 milionë euro për Ibrën
Blutë e Çelsit kanë ofruar 70 milionë euro për suedezin e artë, ndërkohë që vjen reagimi i sulmuesit të Interit: “Paratë nuk janë gjithçka për mua. Do të marr vendimin tim në bazë të asaj që është më e mira për mua”, shprehet ai. Siç njofton media britanike, bosi Roman Abramoviç është gati të paguajë për shërbimet e Ibrës 50 milion stërlina (rreth 58 milionë euro) si dhe kartonat e Dekos dhe të Karvajos. Gjithë këtë aksion vetëm për të pasur asin e Suedisë. Burimet bëjnë të ditur se bosi i Çelsit është i vendosur për t’i sjellë teknikut Karlo Ançeloti të paktën një blerje me peshë, ndërkohë që deri tani është blerë vetëm rusi Zhirkov. Ndoshta marrëveshja mund të mbyllet me sukses edhe për faktin se Deko dhe Karvajo i pëlqejnë shumë teknikut interist Jose Murinjo. Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, kjo do të jetë një transfertë rekord për Çelsin, gati 20 milionë stërlina më tepër se sa u shpenzuan për ta sjellë Shevçeknon nga Milanoja në Londër. Ndërkaq, një gazetë britanike citon Ibrën, i cili thotë se “Jam në dijeni të interesit që Çelsi tregon ndaj meje dhe më bëhet qejfi për këtë vlerësim. Është një skuadër e madhe e nivelit europian dhe në Premier Ligë, një nga kampionatet më të mira në botë. Megjithatë, Ibra thotë se nuk i interesojnë shumë paratë: “Pyetja që i shtroj tani vetes është nëse do të jem special edhe në atë kampionat dhe në këtë skuadër apo jo?...”
14 Korrik 2009