E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriset pallati, pragtragjedi ne Bulqize

BULQIZE - Rreziku i shembjes ka bere qe te evakuohen banoret e nje pallati ne Bulqize. Sipas te dhenave nga policia vendore dhe autoritetet, 56 persona jane nxjerre jashte, pas dy tronditjeve qe jane ndjere diten e djeshme. Mesohet se banoret nuk jane lejuar te kthehen neper shtepite e tyre, pasi u rrezikohet jeta. Shkak per tronditjet eshte bere amortizimi i pallatit 4-katesh, i ndertuar pak para vitit 90-te dhe qe sherbente dikur si Shtepia e Oficereve. Ende nuk dihet nese do te vendoset shembja e nderteses, nderkohe qe banoret nuk kane vend tjeter per t'u strehuar. Ne kushte mjaft te veshtira klimaterike, ku temperaturat shenojne disa grade nen zero, banoret e pallatit te rrezikuar jane strehuar perkohesisht prane te afermve te tyre.

Rreziku

I ndertuar vitet e fundit te regjimit komunist, nje pallat i cili ka qene destinuar per hotel dhe turizem ne Bulqize, eshte ne rrezik shembjeje. Pallati nisi ndertimin pas vitit 90-te, por me shperberjen e Ndermarrjes se Ndertimit, ky pallat mbeti i pa perfunduar ne teresine e tij. Ndonese ne gjendje te tille, nevoja per strehim beri qe disa banore qe jetonin ne baraka, por edhe pronare te truallit ku eshte ndertuar pallati, te futeshin brenda pa ndonje vendim te qarte keshilli apo niveli tjeter shteteror. Mos privatizimi i tij, ka ndikuar qe 56 banoret te mos marrin asnje mase per restaurimin e tij. Te frikesuar nga ngjarja e Gjirokastres, drejtuesit e pushtetit vendor te Bulqizes, kane urdheruar nxjerrjen me force te banoreve qe jetojne ne kete pallat. Burime policore nga Bulqiza konfirmojne se objekti mund te shembet totalisht nga momenti ne moment dhe per pasoje jeta e 56 banoreve qe jetojne ne te, eshte seriozisht e rrezikuar.

Evakuimi

Fillimi i shembjes ka bere qe banoret te evakuohen. Ne operacionin per largimin e banoreve ka qene e detyrueshme edhe forca, pasi shume prej tyre nuk kane pranuar te dalin me pretendimin se nuk kishin se ku te shkonin. Ndersa Roland Keta, kryetari i bashkise, i cili ka ndjekur gjendjen nga afer, konfirmon se nje pjese e murit te katit te dyte te pallatit eshte shembur dje, rreth ores 10:00. Sipas kreut te institucionit vendor, ky pallat ka qene planifikuar per hotel, por nuk eshte perfunduar, ndersa banoret kane hyre pa lejen e bashkise. Familjet jane detyruar qe te kalojne naten e djeshme neper banesat e te afermve te tyre, nderkohe qe ne ditet ne vijim, pritet te mblidhet Shtabi i Emergjencave te Ministrise se Brendshme, per te percaktuar masat e metejshme.

Gjirokaster, shembja e pallatit shkaktoi 3 te vdekur

Shembja e pjesshme e nje pallati 5-katesh, si pasoje e germimeve prane themeleve ne lagjen "11 Janari" te Gjirokastres, shkaktoi tre te vdekur mes banoreve gjate muajit nentor te vitit te kaluar. Nen rrenoja mbeten nena se bashku me vajzen dhe nje e moshuar, ndersa u lenduan dhjetera te tjere. Shkak i ngjarjes ishin germimet e nje firme ndertimi qe ngrinte nje godine te re banimi, pas lejes se dyshimte te marre ne bashki. Per ngjarjen u arrestuan 10 persona.

A.Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›