Bosi i kafese akuzon fqinjin
Vlore- Biznesmeni italian akuzon bashkatdhetarin dhe fqinjin e tij, per zhdukjen e 400 mije eurove nga valixhja. Francesco Di Cossola ka dhene per policine dyshimet e tija, mbi autorin e vjedhjes se bujshme te valutes, ne banesen ku jetonte me qira se bashku me bashkeshorten. Bosi i "Don Kafese" dhe sipermarres ne fushen e prodhimit te kepuceve, depozitoi mengjesin e se merkures, nje denoncim ne Komisariatin e Vlores, per bastisje pasurie.
Policia e mori nen hetim biznesmenin, per te shpjeguar shumen e madhe te parave qe qarkullonte jashte sistemit bankar. Diten e djeshme Di Cossola ka deklaruar se keto para kishin ardhur nga shitja e nje prej bizneseve dhe se do i investonte se shpejti, ne nje tjeter aktivitet. I pyetur perse nuk i kishte futur ne banke, ai eshte pergjigjur se "kriza globale me trembi dhe kisha frike, mos bankat falimentonin". Ai ka dhene si emer te dyshuar nje tjeter italian qe jeton afer baneses se tij dhe qe kishte dijeni per shitjen e biznesit, pak dite me pare. Pritet qe policia vendore te gjeje dhe marre ne pyetje te dyshuarin per krimin e vjedhjes se 400 mije eurove.
Burime zyrtare thane se kane marre parasysh deklaraten e investitorit, por mbajten sekret emrin e te dyshuarit per shkak se ende nuk kishte prova te mjaftueshme, qe ai te ishte autor i krimit. "Pa kryer verifikimet e nevojshme dhe krahasimet e deshmive e gjurmeve te gjetura, nuk mund te flasim per emra konkrete", tha nje zyrtar i policise per gazeten, diten e djeshme. Por mesohet se i dyshuari eshte nje tjeter shtetas italian, me te cilin i demtuari Di Cossola, jetonte vetem pak metra me tej.
Lidhur me sasine prej 750 mije eurosh qe gjendej ne banese, brenda valixhes para se te bastisej, bosi i kafese i ka deklaruar policise se ka shitur nje prej bizneseve qe drejtonte. "Kam shitur biznesin tjeter, jo ate te kafese", ka thene Di Cossola per blute dhe mesohet te kete vene ne dispozicion edhe dokumentacionin perkates, i cili po verifikohet.
Ornela Hila
"Leket s'i cova ne banke, se jane ne krize"
Francesco Di Cossola eshte biznesmen i njohur ne Vlore, ndersa eshte pronari i ligjshem i "Don Kafese". Ai jeton ne Vlore prej vitit 1992 dhe prej kohesh drejtonte nje punishte kepucesh ne qytetin bregdetar. Pas prodhimit malli dergohej per shitje ne Itali. "Parate nuk i depozitova ne banke, nga frika e falimentit qe rrezikojne ato ne kete periudhe", ka perfunduar ai gjate marrjes ne pyetje. Policia tha se deri ne perfundim te hetimit shuma prej 350 mije eurosh do te qendroje e sekuestruar. Nderkohe qe deri dje ne mbremje, nuk ka pasur asnje te ndaluar per ngjarjen e ndodhur duke u zbardhur dita e merkure.