E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, Breivik rrezikon 30 vite burg

Policia norvegjeze mendon të përfshijë një dispozitë të re të Kodit Penal për “Krimin kundër njerëzimit”, në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar se është autori i masakrës së ndodhur të premten në Oslo.

Këtë fakt e ka përmendur prokurori i çështjes në një të përditshme, duke iu referuar Kodit Penal norvegjez të vitit 2008, ku krimet kundër njerëzimit parashikojnë dënimin me vdekje maksimale deri në 30 vite burg.

Deri më tani, policia ka deklaruar se mbi Breivik rënon akuza e akteve terroriste, që parashikon maksimumi 21 vite burgim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›