E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, republikanët i përgjigjen negativisht Obamës

Republikanët i janë përgjigjur negativisht apelit, që presidenti i SHBA-së bëri për borxhin. Në një diskutim televiziv, John Boehner ka thënë se ky debat nuk i përket presidentit Obama dhe republikanëve.

“Madje as Kongresit dhe qeverisë. Ky debat i përket vetëm popullit amerikan dhe të ardhmes që kërkojmë për ne dhe familjet tona. Gjithnjë kemi besuar se sa më shumë shpenzon qeveria, aq më pak kanë familjet. Në këtë moment qeveria është tepër e madhe dhe e shtrenjtë. Zgjidhja e krizës nuk është shumë e komplikuar. Duhen prerë shpenzimet publike”, ka deklaruar ai.

Më herët, presidenti Obama tha se dështimi për të rritur tavanin e borxhit do të shkaktojë dëme të pamatshme për ekonominë amerikane.
Presidenti kritikoi republikanët konservatorë, që kërkojnë zgjidhjen e krizës së borxheve vetëm përmes shkurtimit të shpenzimeve, pa kërkuar nga korporatat dhe amerikanët e pasur, që të kontribojnë përmes ndryshimeve të rregullave të taksimit.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›