Norvegji, Policia: Atentatori është "islamofob"

Sipas dëshmive të dhëna nga dëshmitarë okularë, ai ishte i veshur me uniforme policie dhe u prezantua si i tillë në kampusin rinor ku po festohej.
Hëpërhë, është i vetmi person i arrestuar për një atentat të dyfishtë që ka shkaktuar të paktën 91 të vdekur( 84 në ishullin Utoya dhe 7 në qendër të Oslos), shkruan e përditshmja spanjolle “El Pais”. Breivik-u, një djalosh 32-vjeçar me kombësi norvegjeze, është përshkruar nga dëshmitarë të cituar nga rrjeti televiziv norvegjez "TV2" si shtatlartë dhe bjond.
Policia norvegjeze e ka klasifikuar si “islamofob’, pasi ka bastisur shtëpinë e tij dhe ku janë gjetur regjistrime të shumta e mesazhe të shkëmbyera përmes internetit, “me qëndrime të ashpra ndaj Islamit” të natyrës së të djathtës ekstreme.
Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve "NTB", Behring-u ishte anëtar i një klubi gjuetarësh dhe kishte të regjistruara me leje disa armë zjarri. Sipas agjensisë Reuters, atentatori është beqar, i besimit kristian, me ide politike konservatore, me prirje që shkojnë nga kulturizmi te masoneria, i apasionuar pas gjahut, Makiavelit, Orwellit dhe ndaj “Electronic Dance Music”(EDM), ndërkohë që është dhe pronar i firmës “Breivik Geofarm”. /Z.Gj/Start/
2011-07-23 10:50