Reformimi i qeverise ne Kajro pa ndryshime thelbesore - Reagim ndaj protestave

Kur pasditen e se enjtes ministrat e rinj bene me ne fund betimin ceremonia u zhvillua me kater dite vonese. Tri here qe shtyre data e ceremonise. Disa here u nderruan kandidate te shpallur tashme. Pas perdeve u zhvilluan negociata te ethshme. Kryeministri Essam Sharraf pesoi nderkohe madje nje kolaps dhe u desh te dergohej ne klinike. Konflikti per te cilin behej fjale ishte ne thelb nje prove force. Ushtria ka pushtetin ne vend dhe deshiron nje qeveri tranzitore e cila te perfaqesoje interesat e saj. Kurse opozita deshiron ministra qe ta shtyne me ne fund perpara reformen demokratike. Dhe midis karrigeve ndodhet kryeministri Sharraf. 14 poste te reja ministrash u zune me persona te rinj por atmosfera nuk eshte optimiste. Politologu Hassan Nafaa nga Universiteti i Kairos.
Kabineti nuk i ploteson shpresat e njerezve ne Sheshin Tahrir. Problemi kryesor eshte qe pushteti i vertete ndodhet tek Keshilli Ushtarak jo te kabineti ky i ka duart e lidhura.Bildunterschrift Demonstrime kunder Keshillit Ushtarak ne sheshin Tahrir ne Kajro.
Ne post mendohet se do te mbetet ministri i Brendshem Mansour al-Issawi dhe ministri i Drejtesise Mohamed al-Guindy. Te dy akuzohen se po e zvarritin reformen e drejtesise dhe te policise. Opozita pati kerkuar ne radhe te pare shkarkimin e tyre.
Kabineti i ri nuk ka autoritet te mjaftueshem. Pozicione kyce jane ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesise te cilat do ti mundesonin qeverise te niste nje ndryshim te vertete.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman Westerwelle me kryeministrin egjiptian Sharaf ne Kajro.
Ne 14 ministrat e rinj eshte edhe Hazem al-Beblawi nje ekonomist liberal dhe kritik i regjimit te Mubarakut. Ai do te drejtoje ministrine e Ekonomise. Minister i ri i Jashtem do te jete Mohamed Amr. Ushtaraket paten bere presion qe te mbetej ne post paraardhesi Al-Orabi njeri nga te besuarit e Mubarakut. Ministria e Antikiteteve e krijuar vetem ne fund te janarit nga Mubaraku dhe e drejtuar nga arkeologu i diskutueshem Zahi Hawass eleminohet dhe kthehet serish ne zyre.
Ushtria shpalli nderkohe hapat e planit per zhvillimin e zgjedhjeve ne vjeshte. Me 18 shtator Komisioni Elektoral do te nise punen. Nga tetori deri ne nentor do te behen zgjedhje ne tri etapa. Vezhgues nderkombetare nuk do te lejohen kjo ne kundershtim me deshiren e opozites.
Autor Juumlrgen Stryjak / A. Dodi
Redaktoi E. Xhani