Azi, një murg tibetian i vë flakën vetes

Një murg tibetian i ka vënë flakën vetes në jug-perëndim të Kinës, duke e çuar në 20 numrin e rasteve të tilla që nga fillimi i vitit.
Ngjarja ka ndodhur në prefekturën e Abës, në provincën e Siçuanit gjatë ditës së djeshme ku murgu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i ka vënë flakën vetes ndërsa raportohet nuk dihet ende për gjëndjen e tij shëndetësore.
Incidenti vjen pas një seri protestash me viktima që janë zhvilluar kundër regjimit kinez në provincë që prej janarit.
Prefektura e Abës, një zonë me etni tibetiane në provincën e Siçuanit, është bërë skenë e vetëflijimeve të vazhdueshme në muajt e fundit. Gjithashtu, në këtë provincë në janar u zhvilluan tre protesta të dhunshme.
Media shtetërore kineze i ka cilësuar protestat si sulme të organizuara dhe si kryengritje, ndërkohë që aktivistët thonë se policia ka hapur zjarr ndaj protestuesve paqësorë, që manifestonin kundër represionit fetar.