E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo me merkato e cmendur per Realin. Mourinho vetem nje blerje

Reali i Madridit ka hequr dorë nga merkato e çmendur dhe deri në fillimin e sezonit të ri me skuadrën e Jose Mourinhos pritet të afrohet vetëm një sulmues. Kjo është edhe kërkesa e vetë trajnerit portugez, i cili gjatë fazës përgatitore në Shetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur i kënaqur nga futbollistët e tij.

Reali i Madridit ka fituar dy ndeshje miqësore kundër Los Angeles Galaxy të David Beckham dhe ndaj meksikanëve të Chivas, duke parë në të njëjtën kohë Cristiano Ronaldon në një formkë të shkëlqyer. Kjo gjë ka bindur Mourinhon t’i besojë futbollistëve që ka aktualisht në skuadër me një përforcim të vetëm që me shumë mundësi do të jetë braziliani Neymar.

“Kemi gjithcka që na duhet. Deri në funds të merkatos kemi kohë për të marrë vetëm një sulmues. Nuk kam asnjë mendim tjetër në kokë dhe nuk kam ndërmend t’i kërkoj klubit përforcime të tjera”, ka bërë të ditur Mourinho.

Gjatë ditëve të para të merkatos së verës, Reali i Madridit bleu Nuri Shahin, Hamit Altintop dhe Fabio Coentrao, ndërsa objektivi i vetëm dhe më i kushtueshëm mbetet Neymar. Talenti brazilian kërkon të përshpejtojë transferimin e tij, por pengesë bëhen kërkesat e larta financiare të Santos.

Klubi që ka pronësinë e kartonit të futbollistët kërkon mbi 40 milionë euro për Neymar, shifër kjo e cilësuar si e ekzagjeruar nga madrilenët që kërkojnë të ulin cmimin sidomos pas paraqitjes së dobët të lojtarit në Kupën e Amerikës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›