Kupa e Amerikes Uruguaji per historine ndaj Paraguajit

Uruguaji vijon stërvitjen në prag të finales për Kupën e Amerikës që do të luajë më 24 korrik kundër Paraguajit. Skuadra e drejtuar nga Oscar Washington Tabarez eliminoi në rrugën e saj organizatorët e Argjentinës dhe surprizën e këtij turneu Perunë, ndërsa tani shihet si favorite për të fituar trofeun që do ta fuste në histori.
Uruguaji e ka fituar Kupën e Amerikës 14 herë, po aq sa Argjentina, ndërsa në “Monumental” të Buenos Aires ka mundësinë më të mirë për t’u bërë skuadra e vetme që e ngre për herë të 15-të trofeun mnë të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor.
“Mendoj se është një moment magjik për ne. Arritëm në gjysmëfinalet e Botërorit 2010, ndërsa tani jemi në finalen e Kupës së Amerikës. Duhet të shfrutëzojëm këtë rast për të fituar trofeun”, ka thënë mesfushori Arevalo.
Të gjitha parashikimet flasin për Urugujain, por finalja e 24 korrikut nuk do të jetë aspak e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Tabarez, pasi Paragujai ka treguar një formë të shkëlqyer gjatë këtij kompeticioni duke eliminuar edhe pese herë kampionët e botës të Brazilit.
Në prag të sfidës më të rëndësishmë të Kupës së Amerikës, Uruguai përballet vetëm me dyshimin në lidhje me aktivizimin e Edison Kavanit. Sulmuesi i Napolit është i dëmtuar, ndërsa Tabarez dop të ketë në dispozicion pjesën tjetër të skuadrës.
Nertan Prifti