“Nostalgjia e kinemasë” në ekranin e madh
04/06/2010 45 filma, prodhime të kinematografisë botërore, pjesë e fondit filmik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, të cilët kanë qarkulluar nëpër ekranet e kinemave tona në vitet ’70 – ’80 do të shfaqen për 15 ditë para publikut shqiptar.
“Nostalgjia e kinemasë” është aktiviteti, i cili do të nisë sot për të vijuar deri më 18 qershor, në sallat e kinemasë “Imperial”. “Nostalgjia e kinemasë”, një nismë e AQSHF-së synon të rizgjojë tek publiku i moshës së tretë tashmë, emocionet e dikurshme që u kanë dhënë këto filma, por edhe t’ua paraqesë më të rinjve, të cilët i njohin si tituj, por nuk kanë pasur më rast t’i ndjekin në kinema këto filma. Kjo është një mënyrë e mirë për të tërhequr drejt magjisë së kinemasë të dy brezat, kjo edhe sepse filmat e përzgjedhur janë perla të kinematografisë botërore. Shpërndarja e filmave do të jetë tre tituj në ditë me nga dy herë shfaqje, paradite dhe pasdite.