“Djalin ma vrau Lul Berisha, ai dhe shokët e dinë arsyen"
04/06/2010 Dëshmia e Nikolla Ongarit
TIRANË- Procesi gjyqësor kundër të pandehurve që akuzohen për dhjetëra vrasje në qytetin e Durrësit, vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve. Radhën për t’u pyetur para grupit të Lulzim Berishës dhe Indrit Dokles e pati dëshmitari Nikolla Ongari. Ai i tha gjykatës se ka pasur dy djem Lorencin dhe Eduardin që tashmë nuk jeton më që nga data 5 korrik 1999 kur edhe u vra në një prej lokaleve të qytetit të Durrësit teksa pinte kafe. Djali i është vrarë paraditen e kësaj date dhe ai e ka mësuar vetëm në orën 13.00. Tha se vrasja e ka lënë me pasoja dhe se edhe sot e kësaj dite nuk e di arsyen e saj. Është qëlluar nga dy persona, të cilët dëshmitarit ia ka përshkruar nipi i gruas, që ka qenë në të njëjtën tavolinë me dalin. Djali që ka qenë dëshmitar në vrasje nuk i ka njohur. Ai ishte vetëm 15 vjeç në atë kohë, por ka ditur t’i tregojë së vet se personat qëlluan me një pistoletë pa zë. Pra, Eduard Ongari është vrarë me armë me silenciator. Babai i viktimës u shpreh se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe atje i kanë thënë se djalin ia ka vrarë Lulzim Berisha. Këtë fakt ia ka pohuar edhe policisë, nga e cila ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës mbi autorët dhe arsyen e vrasjes. Ai shtoi se që të gjithë e dinin se djalin ia kishte vrarë Lulzim Berisha. “Djali atë kohë kishte shkuar për kafe me ca shokët e tij. Grupi i Lulzim Berishës e ndiqte nga pas. Ka qenë me një marangoz, i cili më tha që “erdhi një djalë, menduam se do pinte kafe, dhe më pas se nga shkoi. Pas 5 minutash vijnë 2 veta nga mbrapa në mes të lokalit dhe me një pushkë pa zë e qëllojnë. Ndërsa Edi u vra në tavolinë aty. Unë kam shkuar më pas në atë vend bashkë me nipin e gruas Juljan Kërpuzin, që ka qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja. Ai ka qenë në tavolinë dhe në atë kohë ka qenë 15 vjeç. Kur vajtëm tek lokali Juljani më tregoi tavolinën dhe pozicionet që kishin qenë. Për largimin e autorëve nuk më tha se qe larguar për vete. Juljani më tha se nuk i njihte se kush qenë. Më tha që qenë me kapele me strehë, një qe pak më i hollë se tjetri”, tha dëshmitari. Ai u pyet dhe tha se nuk i njihte shtetasit Erjon Lame, Marsel Sotiri dhe Lazer Hasani. Podje është pyetur edhe shtetasi Bardhyl Xhakollari, i cili sipas akuzës ka pas dijeni për vrasjen e Eduard Ongarit. Dëshmitari i ka thënë gjykatës se në momentin e vrasjes ka qenë në lokal, por me shpin. Nuk e ka parë ngjarjen. Po kështu është shprehur se nuk ka vajtur në shtëpinë e babait të viktimës për ngushëllim dhe nuk ka dijeni rreth autorëve të vrasjes.