E Shtunë, 31 Tetor 2026

Notarët shqiptarë pretendent për titull

Tiranë - Kampionati ballkanik “Montenegro Mimoza Cup 2009”, i cili do të zhvillohet në Hercegnovi të Malit të Zi në datat 14-15 shkurt do të jetë aktiviteti i parë ndërkombëtar për këtë sezon. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë skuadra nga i gjithë Ballkani si dhe disa ekipe cilësore nga Evropa. Ky kampionat është një aktivitet i njohur nga organizmat ndërkombëtarë të sportit të notit. Dy notarët e klubit “Tirana Delvina Sport”, Sidni Hoxha dhe Joni Pepa do të konkurrojnë për të marrë disa medalje në këtë aktivitet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›