E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon është i gatshëm për skuadrën e Juventusit

Torino - Skuadra e Juventusit do të ketë të gatshëm në përballjen me Fiorentinën këtë fundjavë portierin Xhanluixhi Bufon. Por, portieri tjetër që ka mbrojtur deri tani portën, Maninger, nuk do të jetë në dispozicion të Ranierit për shkak të dëmtimit të pësuar.

“Bufon është i gatshëm për të luajtur, -shprehet Ranieri. Por dua të them që nuk do të kemi në dispozicion Maningerin. Kielini? Është pyetje dite, rikuperimi i tij po shkon pozitivisht”.

Trajneri juventin nuk do të ketë në dispozicion as Kamoranizin, Tiagon, Knjazeviçin, Zebinan, Trezegen dhe Salihamixhixhin. Sulmuesi Jakuinta është duke u rikuperuar dhe pritet ta nisë këtë ndeshje nga stoli i rezervave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›