“Notari”, ndalon dy të rinj për grabitje me dhunë
Operacioni i koduar i policise se Gjirokastres ka arrestuar nje 19 vjeçar dhe nje 16 vjeçar qe në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet të kenë vjedhur me maska dhe nën kërcënimin e thikës shume banesa te tjera
GJIROKASTËR- Një operacion i Policisë së Gjirokastrës i koduar me emrin “Notari” ka vënë në pranga dy të rinj nga rrethi i Tepelenës, të dyshuar si autorë të vjedhjeve me dhunë. Sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale "A.R. 19 vjeç dhe K.R, 16 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mamaj (Tepelenë) në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet të kenë vjedhur me maska dhe nën kërcënimin e thikës banesën e shtetasit Spiro Nasto, në fshatin Sofratikë të rrethit Gjirokastër". Policia bëri të ditur se në këtë banesë rezulton të jetë grabitur një shumë e konsiderueshme lekësh.
"Nga hetimet paraprake, dy të rinjtë dyshohet të jenë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë", pohojnë burimet e policisë.
(d.b/BalkanWeb)