Shkrihen KFOR dhe FSK

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi janë dakorduar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Marrëveshja është arritur gjatë takimit që Sejdiu e Thaçi kanë pasur me gjeneralin Bentler. Në këtë rast është rregulluar përdorimi i njësisë ceremoniale të FSK-së.
Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Presidenca e Kosovës dhe nga Zyra për informim e KFOR-it, në të cilën theksohet angazhimi i përbashkët për ngritjen e FSK-së.
“Pas pezullimit të mbështetjes së KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës, më 5 mars, Presidenti dhe Kryeministri kanë punuar me komandantin e KFOR-it që t’i zgjidhin në mënyrë të kënaqshme çështjet në fjalë”, thonë zyrtarë të KFOR-it.
Sipas tyre, është arritur një marrëveshje e re, e cila ka të bëjë me mënyrën e përdorimit të njësisë ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila do të vazhdojë t’i përdorë armët e demilitarizuara, me pajtimin e vendimet e komandantit të KFOR-it.
Zyrtarët e KFOR-it sërish kanë konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë rol mbrojtës apo ushtarak, meqë kjo detyrë është e ndërmarrë nga KFOR-i
Ndërkaq, zyra e Presidentit të Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim është arritur dakordim për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës e definojnë misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbështetja e KFOR-it për FSK-në është rrjedhimisht e kufizuar në trajnimin dhe monitorimin e një force, misioni i së cilës është reagimi ndaj krizave emergjente, mënjanimi i mjeteve plasëse dhe mbrojtja civile. Kjo mbështetje është e mbështetur në vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet vazhdimi i përkrahjes për FSK-në derisa ajo të ketë arritur kapacitetet e plota vepruese”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës theksojnë nevojën e bashkërendimit me KFOR-in, në rastet e paraqitjes publike të Gardës Ceremoniale.
“Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në”, thonë zyrtarë nga Presidenca e Kosovës.
Raportet mes FSK-së dhe KFOR-it u keqësuan më 5 mars, në ceremoninë përkujtimore me rastin e fillimit të Epopesë së UÇK-së, ku Garda Ceremoniale e FSK-së u paraqit me armë zjarri për të nderuar kujtimin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjen Jashari.
KFOR-i e kishte konsideruar si të papranueshëm dhe shkelje të marrëveshjes që në raste të tilla FSK-ja të mos paraqitet në mënyrë ushtarake.