E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rodman: nga basketbolli, te futbolli

Një yll është shfaqur në skuadrën e futbollit të vajzave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe mbiemri i saj nuk kalon pa u vënë re. Ajo është Trinity Rodman, vajza e ish-basketbollistit të njohur të NBA-së, Denis Rodman. Ajo ka shkruar historinë në ndeshjen e fundit që skuadra amerikane zhvilloi kundër Uellsit. 21-vjeçarja ka shënuar dy gola duke u bërë futbollistja me moshën më të re që e ka arritur këtë. Trinity nuk e nisi ndeshjen si titullare.

Dhe nuk është e lehtë të jesh në këtë ekip me lojtare të tilla si: Morgan, Smith apo Horan. Futbollistja e re zëvendësoi Morganin kur rezultati ishte ende 0-0. Trajneri Vladko Andonovski duhej të ndryshonte fatin e ndeshjes dhe këtë e bën Trinity.

Në 76′ ajo shënon golin e parë ndërsa të dytin e realizon në 87′ me një goditje nga jashtë zonës. Trinity tashmë fluturon në Zelandën e Re duke ia hequr statusin vetes si një fillestare pa përvojë. Ajo ëndërron për të arritur synimin me skuadrën e saj, titullin kampione e botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›