E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologut të tij

TIRANE- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologut të tij bullgar, Nickolay Mladenov.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se përveç bisedimeve zyrtare në MPJ-në e Bullgaisë, kryediplomati shqiptar do të pritet në takime të veçanta nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Tsetska Tsacheva dhe Zv.kryeministri, Tsvetan Tsvetanov.

Formati i bisedimeve do të përfshijë çështje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë shumë të mira dypalëshe, të bashkëpunimit në kuadër të BE-së dhe NATO-s, të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimet në rajon.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›