“Nuk bëhet fjalë për shkrirjen e partisë”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, tha në një intervistë për “Ballkan” se “PLL shpreh vullnetin e palëkundur për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe thellimin e tij dhe beson se ato, në përputhje me mandatin e tyre, do të vazhdojnë të japin të njëjtin kontribut si më parë."
Spahia u shpreh i shqetësuar për mosdhënien e konsesusit të opozitës gjatë sesionit të kaluar parlamentar, për ligjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, Dënimin e Krimeve të Komunizmit, duke përfshirë dhe hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Partia Lëvizja e Legalitetit, deklaroi ai, “gjykon se mosdhënia e konsensusit nga ana e opozitës për këto ligje të rëndësishme si dhe për çdo vonesë në miratimin e tyre, është një pengesë e panevojshme në rrugën e plotësimit të standardeve dhe përmbushjes së detyrimeve që kjo mazhorancë ka marrë mbi vete”.
A duhet të riformatihet mandati i OSBE-së në Shqipëri, si i shikoni kritikat e ndërkombëtarëve për mosfunksionimin e Kuvendit?
PLL shpreh vullnetin e palëkundur për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe thellimin e tij dhe beson se ato, në përputhje me mandatin e tyre, do të vazhdojnë të japin të njëjtin kontribut si më parë. Ne gjykojmë se mosdhënia e konsensusit nga ana e opozitës për këto ligje të rëndësishme si dhe për çdo vonesë në miratimin e tyre, është një pengesë e panevojshme në rrugën e plotësimit të standardeve dhe përmbushjes së detyrimeve që kjo mazhorancë ka marrë mbi vete.
Si do të shkojë partia juaj në zgjedhjet e 2009-ës, e vetme apo në koalicion me PD, çfarë po bëjnë strukturat e partisë për organizimin e fushatës?
Sikurse jeni informuar dhe më parë, PLL ka filluar përgatitjet e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për gjithë drejtuesit e strukturave të partisë nuk ka pushime. Përkundrazi, janë të angazhuar totalisht në të gjithë veprimtarinë politiko-organizative të partisë nga qendra në bazë. Ne shpresojmë që të dalë sa më shpejt kodi i ri zgjedhor dhe në varësi të këtij kodi do të hidhen dhe hapat e mëtejshëm nga ne, konform ligjit. Kemi bindjen se çdo parti duhet të bëjë përgatitjet e saj si forcë politike me vete, dhe sa më të forta të jenë këto parti brenda një koalicioni aq më i fortë do të jetë ky koalicion. PLL është shprehur vazhdimisht se partitë duhet të identifikohen me pikat programore dhe jo me kryetarët e tyre. Kryetarët shkojnë e vijnë, ndërsa programi i një partie është ai që ngelet. Me këtë dua të them se legalistët kanë një program që e kanë formuluar pikërisht ata burra shteti që hartuan Kushtetutën në kohën e Mbretërisë Shqiptare, dhe programi dhe statuti i PLL nuk është ndryshuar që në atë kohë. Legaliteti, në varësi të kodit, do të marrë vendim se si do të dalë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por kam bindjen e plotë se ligji që po ndërtohet, pra ai i sistemit proporcional rajonal, do të bëjë të mundur që një forcë politike të dalë dhe më vete, por dhe në koalicion. Dhe mendoj se partitë e koalicionit qeverisës do të dalin në koalicion dhe kam bindjen e plotë që kjo mazhorancë do të rikonfirmohet përsëri në zgjedhjet e 2009-ës. Dhe kjo për gjithë plotësimin e angazhimeve që ka marrë përpara elektoratit më 2005 dhe bilanci i kësaj mazhorance është mjaft pozitiv.
Përflitet për krijimin nga lideri i mazhorancës, Berisha, të një federate të qendrës së djathtë, të stilit “Shtëpia e Lirive” në Itali, a do t i bashkoheni ju, duke parë se tashmë e ka bërë një gjë të tillë PDR?
Nuk është një ide e re, e hedhur në tregun politiko-mediatik, krijimi i federatave brenda një spektri politik. Dhe jo pa qëllim unë më sipër përmenda se partitë duhet të identifikohen me programet e tyre. Dhe gjej rastin të them që ato parti që janë shkëputur dikur nga PD-ja, për arsye ndoshta të momentit, dhe nuk kanë pasur dallime thelbësore në program, është më se normale që të bashkohen me partinë më të madhe, partinë mëmë. Këtë gjë e pasqyrojnë më së miri dhe deklaratat e dy eksponentëve të PDR, Pollo dhe Shehu, ku dëshmohet më së miri se divergjencat mbi të cilat ata u ndanë janë tejkaluar dhe bashkimi i tyre me PD do të ishte krejt i natyrshëm. Sikurse do të dëshiroja që me PD të bashkoheshin dhe parti të tjera politike që programet i kanë të përafërta me ta. Partia Lëvizja e Legalitetit ka një specifikë të veçantë programore në lidhje me partitë e tjera dhe në këtë kontekst themi që nuk mund të bëhet fjalë për shkrirjen e partisë sonë dhe hyrjen në PD, kjo për vetë vlerat që mbart kjo parti. Por e them me bindje të plotë se bashkëpunimi me Berishën dhe partitë e tjera të koalicionit qeveritar të spektrit të djathtë mendoj se do të forcohen nga dita në ditë. Sepse ne me PD kemi qenë në të shumtën e rasteve në koalicion, duhet të dini se të gjithë legalistët në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 kanë qenë në vijën e parë për sa i përket kontributit të tyre për rrëzimin e sistemit komunist. Kemi qenë në ditët më të vështira në koalicion me ta nga 1997 deri në 2005, më konkretisht në dy koalicionet “Bashkimi për Demokraci” dhe “Bashkimi për Fitore”, kemi dalë së bashku në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit 2007. Kështu që ky bashkëpunim është në rritje e sipër dhe afrimi i zgjedhjeve të 2009-ës do të dëshmojë më së miri këtë bashkëpunim që ka dhënë frytet e veta.
A do të plotësohet ndonjëherë ëndrra e legalistëve, që të shikojnë në Shqipëri të kthehet sistemi monarkist apo më thjesht Mbreti?
Shqiptarët kanë dëshmuar me votën e tyre se e duan mbretërinë dhe kjo u shpreh me referendumin e 29 qershorit të 1997, duke e rikonfirmuar se mbretërinë shqiptare nuk e largoi populli shqiptar ku dihet se ai referendum është deklaruar i manipuluar, por patëm zhvillime të reja pas 97`, siç është kthimi i familjes mbretërore në atdhe më 2002. Tashmë familja është prezente në Shqipëri dhe kjo dëshmon më së miri vlerat që mbart kjo familje, sepse ajo gëzon tashmë dhe një status të veçantë me ligj, të mirataur nga Kuvendi.
Për sa i përket familjes mbretërore, a do të angazhohet politikisht princi Leka dhe, nëse po, a do të kandidojë për deputet për zgjedhjet e 2009-ës?
Princi Leka, sikurse dihet, është këshilltar pranë ministrit të Jashtëm, Basha, dhe kjo i ka dhënë një kënaqësi të madhe, pasi ka kontribuar mjaft sidomos në drejtim të çështjes kombëtare dhe në veçanti asaj të Kosovës. Kjo duke shfrytëzuar gjithë njohjet e familjes mbretërore me drejtues shtetesh, por dhe presidentë të ndryshëm, ka shfrytëzuar lidhjet e reja që kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës. Ai nga dita në ditë po siguron një mbështetje të mbarë shqiptarëve dhe në veçanti të rinisë shqiptare, dhe kjo në të gjithë hapësirën shqiptare. Dhe për sa i përket kandidimit të mundshëm të tij, për ambicie të drejtpërdrejta politike, besoj se një përgjigje duhet t ia merrni vetë princit Leka.
Ky lajm është publikuar: 08/08/2008