Bimët mjekësore që lehtësojnë djegien nga dielli
Autori i Lajmit: red.
Xheli, gjalpi, mjalti dhe Aloe vera, janë vetëm disa nga përgatitjet shtëpiake të cilat shfrytëzohen për mjekimin e djegieve. Edhe pse eksperimentime të tilla nuk rekomandohen pa udhëzimin e mjekut (sepse p.sh. gjalpi mund ta rritë rrezikun për infeksion), megjithatë ekzistojnë fakte, se mjalti mund të jetë i dobishëm për shkak të veprimit të tij anti-bakteror dhe kundër inflamacionit, gjë që ndihmon në përtëritjen e indit.Rezultatet e dhjetëra studimeve të reja, kanë treguar se mjalti ndikon shumë më mirë në lëkurën e djegur sesa kremrat e ndryshëm
Ndodh jo rrallë të digjemi nga rrezet e diellit, kur e kemi tepruar me ekspozimin ndaj tij. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shqetësojë, pasi përveç medikamenteve të fabrikuara, mund të përdorim në këto raste edhe recetat me bimë mjekësore. Kështu, mund të përmendim melhemin nga lëvoret dhe gjethet e shtogut, të cilat vendosen në një enë të pastër me vaj ulliri dhe dyllë natyror. Këto zihen në zjarr. Kullohen dhe përzihen mirë. Plagët lyhen në shtresa të holla. Një tjetër mënyrë është edhe përdorimi i luleve të blirit, ku nga 3 deri në 10 gramë lule vendosen në 1 litër ujë të valuar, mbyllen mirë për 3 orë, kullohen dhe me lëngun e ftohur lyhet vendi i djegur. Për t i penguar të ënjturit pas djegies, lëkura e djegur mund të lyhet me uthull molle. Po ashtu, mbi vendin e djegur mund të vendoset edhe mjaltë. Mjalti e pengon rrudhosjen e dhimbshme të lëkurës dhe ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Këshillohet të përdoret mjaltë sa më i errët. Nëse edhe djegia nga dielli është e gradës së lartë, mund të përzihen 200 gr kos dhe një e bardhë e vezës, si dhe 100 gr patate të freskëta e të shtypura. Me to lyhet lëkura e djegur. Mbështillet dhe mbahet gjersa të pastrohet lëkura.
Trajtime kundër djersitjes së tepërt
Kundër djersitjes pihet shurupi i përgatitur nga hudhra, në mbrëmje dhe para gjumit 2 - 3 lugë gjelle në ditë. Djersitja natën pengohet me sukses, nëse lëkura e trupit fërkohet me uthull molle. Lëvorja e boçeve të bungut (Quercus petrea) shtypet dhe bëhet pluhur. Me pluhur të tillë çdo tri ditë fërkohen çorapet dhe këpucët. Po ashtu, mund të merren edhe disa patate që më pas shtypen dhe thahen. Nga kjo bëhen pece, ku vendoset edhe pak kamfor, dhe me to mbështillen këmbët. Pecet ndërrohen çdo 24 orë.
Ndërsa për djegiet në kokë, së pari qethen flokët, pastaj lahet koka me ujin ku është zier drithi. Ndërkohë, merren gjethet e urthit (Hedera helix), një lugë verë, një lugë yndyrë dhe kripë. Përzihen vera, kripa dhe yndyra dhe lihen të qëndrojnë për 4 orë. Pastaj nga dy gjethe të urthit vendosen në vendin e djegur me masën e përgatitur dhe aty qëndrojnë 24 orë. Kjo përsëritet për çdo ditë, dhe çdo ditë koka lahet me ujin e drithit, ndërsa shpërlahet me verë.
Nxirja në rrezet e ngrohta të diellit na bën të ndihemi mirë. Por efektet e grumbulluara të asaj nxirrjeje paraqesin rreziqe të shumta të dëmtimit të qelizave të lëkurës, rrudhjes së hershme të lëkurës, njollave të plakjes, kancerit në lëkurë, duke përfshirë Melanomën si formën më serioze të kancerit të lëkurës. Pa diell nuk ka jetë. Të gjitha sëmundjet nuk janë shkaktuar direkt nga rrezet e diellit, mirëpo rreziqet e tij anësore janë ajo që kanë të përbashkët sëmundjet e ndryshme. Rekomandohet që të mos ekspozoheni në diell kur rrezet e diellit janë më të forta. Kjo periudhë zgjat nga ora 10 deri në orën 16. Por, nëse prapë nuk i rezistoni dot, lyeni tërë trupin tuaj me kremra kundër djegies për të mbrojtur lëkurën, mbani syze dielli për të mbrojtur sytë.
Djegia e shkallës së parë
Djegia nga dielli është dëmtim i lëkurës i shkaktuar nga rrezet ultra vjollce. Shumica e këtyre djegieve rezultojnë me skuqje, temperaturë më të lartë në pjesët e djegura, me një dhimbje më të butë. Ato zakonisht paraqiten disa orë pas banjave të diellit të pambrojtur dhe ju duhet ditë deri në javë për t u shëruar. Pjesët më të rrezikuara janë fytyra dhe krahët. Për të shpejtuar procesin e rigjenerimit të lëkurës, duhet përdorur kremë hidratik.
Djegia e shkallës së dytë
Djegia e shkallës së dytë është dëmtimi më i thellë i lëkurës dhe i fijeve nervore. Shoqërohet me dhimbje më të mëdha, skuqje dhe fluska nën lëkurë të mbushura me ujë, të cilat e mbrojnë lëkurën. Mos provoni t i kruani ose t i shpërtheni ato, sepse mund të shkaktoni infektim. Është më mirë të kontaktoni dermatologun për një gjë të tillë.
Dëmet e tjera të shkaktuara nga ekspozimi në diell
Rudhat
Rrezet e diellit e bëjnë lëkurën të duket më të plakur. Paraqitja e rrudhave përreth syve si rezultat i dëmtimit të fibrave elastike të cilat mund të zgjaten dhe kthehen përsëri në gjendjen e mëparshme e humbin efektin e tyre nën ndikimin e rrezeve ultra-vjollce.
Rrezatim i pabarabartë
Qëndrimi i gjatë në diell shkakton çrregullim në pigmente. Disa pjesë të lëkurës duken më të errëta se pjesa tjetër e lëkurës. Dielli gjithashtu mund të shkaktojë zgjerim të enëve të gjakut, që jep një pamje të skuqur.
Piklat
Piklat janë njolla të vogla ngjyrë kafe që paraqiten kryesisht në fytyrë, në kraharor, aty ku rrezet e diellit bien më shpesh. Këto pika paraqiten te njerëzit me ngjyrë më të bardhë të lëkurës, me flokë të verdhë ose të kuqe. Nuk janë të rrezikshme, por nëse forma, madhësia dhe ngjyra e tyre ndryshojnë, duhet patjetër të konsultoheni me dermatologun, pasi kancerët në fazat e para paraqiten me pikla të çuditshme.
Melasma
Melasma (maska e shtatzanisë) karakterizohet nga njolla ngjyrë kafe në faqe, hundë, ballë dhe në mjekër. Ajo paraqitet kryesisht te femrat gjatë shtatzënisë, por mund të paraqitet edhe te meshkujt, si dhe te personat me çrregullime hormonale. Shkaktari i melasmës nuk dihet por më e shpeshtë është te njerëzit me ngjyrë më të errët të lëkurës. Ajo mund të jetë sëmundje familjare, mund të shkaktohet nga përdorimi i tabletave kundër shtatzanisë. Rrezet ultra-vjollcë të liruara nga dielli e stimulojnë krijimin e pakontrolluar të qelizave për krijimin e pigmenteve.
Njollat e plakjes
Këto njolla nuk janë shkaktuar nga plakja, por shumohen me kalimin e viteve. Shkaktuar nga ekspozimi në diell, për këtë arsye ato paraqiten nëpër pjesët e trupit ku bien më tepër rrezet e diellit. Ato nuk janë të rrezikshme, por gjithsesi duhet mendimi i mjekut për t u identifikuar si të tilla.
Katarakti i syrit mund të provokohet nga dielli
Kristali i syrit është një strukturë transparente e cila fokuson imazhet në retinën e syrit. Kataraktet janë njolla të errëta në kristalin e syrit. Kjo ndodh kur disa proteina që kalojnë në këtë pjesë të syrit grumbullohen në mënyrë jonormale. Me kalimin e kohës këto grumbullime zmadhohen, marrin formën e njollave të errëta dhe ndërhyjnë në shikim. Kjo pengon depërtimin e dritës në kristalin e syrit. Ka shkumë shkaktar të kataraktit, ajo është sëmindjë e të moshuarve , mirëpo mund të jetë pasojë e diabetit, gjithashtu e mospërdorimit të syzave të diellit gjatë qëndrimit në diell.
DARDHA ME AFTESI KURUESE
Fruti vitaminoz konsiderohet në Europë si simbol i shëndetit
Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.
Dardha konsiderohej në Europë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: «Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen». Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Për personat që vuajnë nga probleme të sistemit urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë.
Veprimi i frutit vjeshtak
1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
3. Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste dierreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.
5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
Çaji i gjelbër mund të pengojë rritjen e peshës
Sipas disa hulumtimeve laboratorike, çaji i gjelbër mund të parandalojë humbjen e linjave trupore
Sipas disa hulumtimeve laboratorike, çaji i gjelbër mund të jetë i dobishëm edhe për të parandaluar trashjen dhe ruajtjen e vijës trupore, por edhe pse kjo ka rezultuar e suksesshme tek kafshët eksperimentuese, ende nuk është dëshmuar të ketë efekt edhe te njerëzit. Të dhënat nga testet paraprake laboratorike në minj tregojnë peshë më të vogël. Në mesin e minjve me gjen të obezitetit (trashësisë), ato që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër fituan më pak peshë. Eksperimenti tregoi sasi më të vogël yndyrash në mëlçi. Tek minjtë me gjen të obezitetit, që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër, u gjet se kishte edhe më pak shenja të ndonjë sëmundje të mëlçisë të shkaktuar nga yndyrnat.
Nivele më të ulëta të kolesterolit. U gjetën edhe nivele më të ulëta të kolesterolit dhe triglicerideve te minjtë me gjen të mbipeshës dhe që morën ushqim të përzier me ekstrakte të çajit të gjelbër, në krahasim me minjtë me të njëjtin gjen obeziteti dhe që nuk morën ekstrakt nga çaji i gjelbër.
Një mëlçi e shëndoshë nuk është e yndyrshme, mirëpo obeziteti te minjtë ose njerëzit, mund të çojë te krijimi i formacioneve lipidike në mëlçi dhe të shkaktojë sëmundjen joalkoolike të mëlçisë yndyrore. Sa i përket ekstraktit të çajit të gjelbër, gjatë studimit është përdorur doza ekuivalente me atë që një person mund të marrë, nëse pi së paku shtatë gota çaj brenda ditës.
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008