E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nuk dime pse u vra djali”

Familja e 46-vjecarit Braho Poce, emigrantit te ekzekutuar nje nate me pare ne Greqi, nuk di asgje per rrethanat e vrasjes se djalit. Prinderit e tij banojne ne pallatin nr 9, te lagjes numer 1, ne Cerrik. Lajmi i vrasjes se Brahos i ka hidheruar pa mase, nderkohe qe nuk dine asgje per motivet e krimit dhe per autoret e tij. Fqinjet tregojne se disa vite me pare eshte ekzekutuar edhe nje nga djemte e kesaj familjeje. Prinderit kane kerkuar identifikimin dhe kapjen sa me pare te autoreve dhe ndeshkimin e tyre sipas ligjit. Braho Poce kishte kohe qe kishte emigruar ne Greqi. Me te ardhurat kishte ngritur edhe nje dyqan ne sheshin “Viktoria” te Athines. Emigranti nga Cerriku u ekzekutua brenda ne lokal nga dy persona qe mbanin ne dore pistoleta. Sipas ekspertizes ai ka marre 9 plumba ne koke dhe kraharor, qe i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme. Per kete krim jane ngritur disa pista hetimi.
F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›