U rigjykuan, denohen 10 vjet me shume
Redinalda Caushaj
Shpresa se rigjykimi i dosjes do te sillte edhe ulje te denimit apo pafajesi, eshte shuar dy seancat e fundit per dy nga te pandehurit per ekzekutimin e Altin Celmetes, 12 vite me pare ne Tirane dhe plagosjen e dy te tjereve. Pas pretences se Prokurorise per denimin me nga 20 vjet burg secili, per te pandehurit Artan Manari dhe Artan Muca, Gjykata e Tiranes dje ka shpallur vendimin perfundimtar, pa levizur asgje nga pretendimet e organit te akuzes. Manari dhe Muca kishin fituar ne Gjykaten e Apelit rigjykimin e ceshtjes, ndersa ne vitin 1998 nga Shkalla e Pare ishin denuar me 15 vite burg secili. I vetmi perfitim per te akuzuarit ka qene se u denuan me gjykim te shkurtuar nga kryesuesja e trupit gjykues, Fatmira Hajdari dhe u ulet nje e treta mases se dhene.
Nente vjet me pare, Gjykata e Tiranes do te denonte me 30 vjet heqje lirie ne mungese per akuzen e “vrasjes se kryer ne bashkepunim” dhe “tentatives se vrasjes”, ne mungese, Artan Mucen, 35 vjec dhe Artan Manarin, 32 vjec. Pas arrestimit te tyre dhe ekstradimit vitet e fundit, te dyshuarit per krimin e ndodhur ne vitin 1995, do te arrinin qe ne Gjykaten e Apelit te fitonin per rigjykimin e ceshtjes. Por, gati nje vit nga gjykimi i fundit, dy te rinjte jane denuar me nga 5 vjet burg me shume secili, ose 40 vite heqje lirie se bashku. Gjate procesit, Muca e Manari pretenduan ulje te denimit, por prokuroria nuk leshoi “pe”, duke kembengulur se provat ishin te mjaftueshme per krimin e kryer me paramendim.
Artan Manari dhe Artan Muca, akuzohen per vrasjen e Altin Celmetes dhe plagosjen e Armando Sh. dhe Meleq J., ne rrugen “Mine Peza”, me 3 mars te vitit 1995, rreth ores 22:30. Se bashku me ta dyshohet se ka qene edhe i akuzuari tjeter, Altin I., i cili eshte perjashtuar nga rigjykimi i ceshtjes. Krimi erdhi pas nje konflikti per motive te dobeta, perplasje mes dy grupeve dhe ekzekutimi eshte kryer me arme zjarri. Pala mbrojtese e te denuarve te djeshem pretendoi se Muca e Manari nuk kane qelluar mbi viktimen dhe te plagosurit. Artan Muca eshte ekstraduar nga Greqia dy vjet me pare, kurse Artan Manari u kap gjate vitit 1998 nga policia.
Te akuzuar
Artan Muca
Artan Manari
Altin I.
Viktima
Altin Celmeta
Te plagosur
Armando Sh.
Meleq J.
Muca kerkoi rihetim te ngjarjes
Pas arrestimit dy vjet me pare nga policia, Artan Muca ka depozituar nje padi ne Gjykaten e Apelit per revokimin e vendimit te dhene ne vitin 1998, ku ishte denuar 15 vite burg ne mungese. Pas shqyrtimit, togat e zeza rikthyen serish ceshtjen per gjykim ne Shkallen e Pare te Tiranes. Nderkohe qe dy te pandehurit, Muca dhe i akuzuari tjeter, Artan Manari, nuk e kane pranuar akuzen e vrasjes edhe gjate procesit te dyte, duke deshmuar se, “kemi qene prezente diten qe ka ndodhur ngjarja, por nuk qelluam mbi viktimen”. Muca dhe Manari kane akuzuar Altin I., per autor te krimit, duke u vetedeklaruar te pafajshem.