E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varret ortodokse, kisha nuk terhiqet

Mitropolia e Shenjte ne Korce nuk terhiqet nga qendrimi i saj per zbulimin e eshtrave te klerikeve ortodokse ne territorin ku filluan punimet per ndertimin e nje palestre te re shkollore. Jo vetem kaq, por kerkohet njohja e pronesise se truallit. Pak a shume keto pretendime ka shprehur mitropoliti i Korces, Imzot Johani, ne nje takim qe ka zhvilluar dje me nje perfaqesues te Komitetit te Kulteve prane Ministrise se Kultures. Takimi i zhvilluar pa pranine e mediave, eshte zhvilluar ne seline e Mitropolise. Per gati dy ore nga ana e drejtuesve te komunitetit fetar ortodoks jane shfaqur pretendimet e bazuara ne dokumentacion dhe fakte per pranine e eshtrave. Madje, pas takimit, prifterinjte pranuan te ekspozonin nje pjese te eshtrave te gjetura, ndersa te tjerat u shprehen se do t’i varrosnin serish. Gjithashtu, nga ana e tyre, u paraqit edhe nje skice, ku tregohej ne kufij shtrirja e kishes se Shen Harallambit, nder me te vjetrat ne qytetin e Korces. Mitropoliti i Korces, ne nje prononcim per mediat, la te kuptohej se kisha nuk do te terhiqej lehte nga e drejta e pronesise mbi truallin, por gjithnje duke gjetur nje zgjidhje te kenaqshme per te dy palet. Perfaqesuesi i Komitetit te Kulteve ka zhvilluar gjithashtu nje takim me kryetarin e Bashkise, Niko Peleshi. Nga takimi i zhvilluar me dyer te mbyllura mesohet se nuk eshte arritur ende ne nje kompromis te pranueshem per te dyja palet.
G. Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›