E Shtunë, 31 Tetor 2026

U akuzua per mitmarrje, rifiton detyren e pedagoges

Tirane - Gjykata e Tiranes i jep te drejte rikthimi ne pune pedagoges se Infermierise, qe u akuzua per korrupsion pasiv dhe u hetua pas nje operacioni te zhvilluar nga agjentet e antikrimit ekonomiko-financiar. VH pas lirimit nga gjykata si e dyshuar ne kete ceshtje, ka depozituar nje padi pak muaj me pare, ku kerkonte edhe rikthimin ne detyren e pedagoges. Diten e djeshme, gjyqtari Kreshnik Omari ka vendosur ne favor te pales paditese, pasi 29-vjecarja e cilesonte te padrejte largimin e saj nga puna pas ndalimit nga policia e Tiranes per marrjen e ryshfetit nga studentet e saj per t’i dhene note kaluese. Sipas vendimit te djeshem te gjykates, heqja nga puna e pedagoges ka qene e padrejte, pasi nuk ka pasur prova bindese per perfshirjen e saj ne mitmarrje. H u vu ne pranga ne muajin dhjetor te vitit 2006, pas denoncimit te disa studenteve te Fakultetit te Infermierise, ku 29-vjecarja jepte edhe lendet e kirurgjise, traumatologjise e infektivit. H u akuzua se ne bashkepunim me bashkeshortin dhe nje student i dyshuar si sekser perfitonin 100 euro per cdo student. Aksioni u krye ne nje internet-kafe, ne Rrugen e Dibres, ne kryeqytet. Vetem disa dite pas arrestimit, 29-vjecarja e akuzuar per “korrupsion aktiv dhe pasiv” u la e lire. Pas lirimit, pedagogia vendosi te rifitoje te drejten e kthimit ne fakultet.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›