Abuzimet me femijet e Braun, ndahet dosja
Tirane - Dosja ndaj te pandehurve te akuzuar per marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur eshte ndare ne dy pjese. Abuzimet seksuale ne qendren “Femijet e tij”, ku eshte marre i pandehur drejtuesi i saj David Braun dhe dy te huaj te tjere ne mungese, jane bere objekt i seances se djeshme. Nje prej te dyshuarve i akuzuar per “moskallezim krimi”, Janq Papaleka, ka pranuar para trupit gjykues vepren dhe ka kerkuar gjykim te shkurtuar. Per kete shkak, avokati i kerkoi gjykates ndarjen e ceshtjes ne dy pjese. Grupi i dyte perbehet nga te pandehurit David Braun, Dino Christdoulu dhe Robin James Arnold, dy te fundit ne mungese. Ky ka qene edhe vendimi i marre dje nga togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Sokol Tona. Braun u arrestua ne fund te vitit 2005, i akuzuar per abuzimet seksuale me te mitur ne qendren “Femijet e tij”.
R.C