E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundja misterioze, vdes 25-vjecarja

Xhemil Beharaj
Nje 25-vjecare, banore e fshatit Vajkan, te komunes Mbrostar, ne rrethin e Fierit, ka nderruar jete mengjesin e djeshem, disa minuta pasi ka mberritur ne repartin e urgjences, ne spitalin rajonal te Fierit. Mjeket nuk kane arritur te shpetojne Aurora Gremin, e cila ka mberritur ne gjendje te rende ne institucionin shendetesor. E semura eshte shoqeruar nga nena dhe motra, te cilat deshmuan se gruaja e re kishte shfaqur shenjat e semundjes prej dy ditesh, por nuk ishte kuruar, duke e konsideruar “thjesht nje grip”.
Gruaja e re ka nderruar jete ne shtratin e dhomes se urgjences. Ajo ka zbritur nga nje veture rreth ores 09:30 minuta te mengjesit te djeshem. Aurora Gremi eshte transportuar me barele ne njeren prej dhomave te katit te pare, ndersa familjaret prisnin jashte deres. “Nuk po kuptoja asgje, pasi mjeket nuk komunikonin me ne, tregon nena e saj per “Koha Jone”. Neper dhembe degjova nje mjeke qe tha “Mbaroi”. Shikoja mjeket qe hynin e dilnin dhe vetem shpresa me mbante”.
Burime nga spitali rajonal i Fierit pohojne se dje, ne repartin e urgjences, gjendja ka qene teper e renduar. Mjeket rendnin te shqetesuar korridorit te katit te pare. Specialiste te sektoreve te ndryshem hynin e dilnin ne dhomen ku ndodhej 25-vjecarja dhe asnjeri prej tyre nuk te jepte asnje lloj shpjegimi. Mjeket thane se pacientja kishte vdekur me te hyre ne repartin e urgjences. Trupi i saj, ende i ngrohte, i eshte nenshtruar nje terapie me elektroshok, me shpresen per ta risjelle ne jete, por perpjekjet e mjekeve kane qene te kota. Tashme pritet pergjigjja e ekspertizes shkencore per te shpjeguar vdekjen e mistershme te pacientes, e cila u semur dhe vdiq brenda dy ditesh. Ndersa trupi i saj eshte transportuar per ne familje, eshte lajmeruar per fatkeqesine edhe babai i saj, Xhevati, i cili kishte dale qe pa gdhire ne qytet per te shitur disa bidone me qumesht. Aurora mesohet se ishte nje nga 5 femijet e familjes Gremi. Ajo ishte divorcuar nje vit me pare, pas nje martese fatkeqe, qe zgjati vetem tre muaj, ndersa ish-burri i saj e la per te shkuar emigrant ne Greqi.
Burime nga bluzat e bardha te spitalit rajonal te Fierit tregojne se, fillimisht, mjeket dyshuan per nje vetehelmim. Deshmia e familjareve ka hedhur poshte kete version, duke shtruar nje pikepyetje te madhe perpara specialisteve, te cilet nuk dine t’i japin nje shpjegim vdekjes se papritur. Edhe burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit konfirmojne se vdekja e Aurora Gremit nuk ka ardhur nga ndonje lloj helmimi. Nderkohe, nga trupi i viktimes jane marre mostra per t’u analizuar ne laboratorin e Policise Shkencore ne kryeqytet.
Flet nena:“E mbajta ne preher deri ne spital”
Nena e 25-vjecares tregon mes lotesh se vajza e saj eshte semurur tri dite me pare. “Thame se ishte grip dhe menduam qe ta kalonte ashtu, si ne te tjeret ne shtepi. Mengjesin e sotem, ajo ishte disi me rende. “Mama, me tha, me bej gati rrobat se do te shkoj ne spital te vizitohem. I thashe vajzes se vogel t’i bente gati rrobat, nderkohe qe une shkova te takoja infermieren e fshatit, qe ta shikonte nje here”. E moshuara rrefen se ne kohen qe mberriti infermierja, vajza u keput. “E permendem dhe infermierja na tha qe te shkonim ne spital. Morem nje makine dhe u nisem. Gjate rruges, ajo qendronte shtrire ne prehrin tim”. Motra e 25-vjecares nderhyn, duke na treguar se sapo mberriten ne spital erdhen dy persona me bluza te bardha dhe e futen Auroren ne nje dhome te urgjences ne katin e pare, nderkohe qe familjaret i lane jashte. “Pas disa minutash degjojme doktoret te peshperitnin nen ze se ajo kishte vdekur, thote nena e derrmuar nga dhimbja. Nuk mund ta besoj. Ishte e gjalle ne prehrin tim para se ta dergoja ne dhomen e urgjences”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›