E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk do të ketë kamera në zgjedhjet lokale

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, pas një takimi që të hënën ka zhvilluar me anëtarët e këtij komisioni, ka thënë se vendimi është marrë për arsye se KQZ-ja konsideron se transparenca e votimit duhet të sigurohet në forma të tjera.

Lushta ka garantuar se pavarësisht që kamerat nuk do të vendosen që qendrat e votimit do të ketë transparencë gjatë tërë rrjedhës së procesit.

Pavarësisht premtimit të qeverisë së do të përmbushë të gjitha kërkesat e KQZ-së, Lushta ka thënë se vendimi pro kamerave do të ishte i pazbatueshëm për shkak se do të duhej të ndryshohej ligji për buxhet.

Ndërsa Betim Gjoshi nga radhët e PDK-së ka thënë se vendosja e kamerave do të ndikonte në privatësinë e votuesve dhe nuk ka të bëjë asgjë me transparencën e procesit zgjedhor.
start/ktv

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›