Thaçi: Do të kërkoj nga Berisha veto për Maqedoninë
”Sinqerisht në takimin me kryeministrin Berisha desha të kërkoj në emër të partisë që Shqipëria t’a përdor veton ndaj Maqedonisë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni .Kisha një shqetësim se do të më keqkuptojë kryeministri dhe vendosa që herën tjetër ta hapim një çështje të tillë”, ka theksuar kryetari i PDSH-së, duke shtuar se gjatë qëndrimit në Tiranë në takimet me politikanët dhe analistë të rëndësishëm ka arritur që të krijojë opinion pozitiv lidhur me kërkesat e PDSH-së.
Ai ka shtuar se këtë jave takime të niveleve të larta do të zhvillojë në Kosovë. Kryetari i PDSH-së i është përgjigjur zërave të një deputeti, duke aluduar në partinë DR, se ai ka qenë për pushime në Shqipëri.
“Mendoj se shërbimi sekret maqedonas gabimisht i informon. Ata s’kanë mundur mua të më ndjekin në 93-shin e jo më tani. Kam qenë në vizitë në Shqipëri dhe kam ngelur dy ditë e gjysmë. Nuk është ai pushim. Ka qenë takim dhe e dini rastin e rëndë që ndodhi me vrasjen e policëve dhe në raste të rënda kur je mik i dikujt nuk mund të largohesh brenda minutash. Sqarimi i dytë është se ata mund të kenë halucinacione. Mund t’u duket se jam në pesë gjashtë vende. Ai deputeti nuk është i partisë tjetër, por është i partisë sime. Atëherë njerëzve të tu ose të tillëve u thuhet tradhtarë, të tjerëve oponentë politikë”, është përgjigjur kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Start/ina