E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk do te kete shtyrje per ndihmat financiare

Gjykata kushtetuese gjermane nuk ka parë asnjë arsye për të shtyrë vendimin e datës 12 shtator për përdorimin e fondit për shpëtimin e shteteve. "Shtyrja e datës së vendimit nuk është marrë parasysh për momentin", ka shpjeguar një zëdhënës i gjykatës duke hedhur poshtë zërat që qarkullonin në shtypin e shkruar. Vetëm një ditë më parë gjermania Handelsblatt kishte botuar një editorial ku thuhej se mund të shtyhej për nëj kohë të pacaktuar vendimi për fondin e shpëtimit dhe për kompaktin fiskal. Një grup akademikësh gjermanë ishin shprehur se po përpiqeshin të vononin vendimin e gjykatës së lartë kombëtare për një mospërputhje të mundshme të Mekanizmit të Qëndrueshmërisë Europiane dhe të kompaktit fiskal me kushtetutën gjermane. Mes këtyre akademikëve edhe profesori Markus Kerber, profesor i Universitetit teknik të Berlinit dhe autor i kësaj kërkese, sipas të cilit mënyra më e mirë për të tejkaluar krizën e euros do të ishte futja e një monedhe paralele, “Markës së artë”, në të cilën mund të bëjë pjesë dhe Italia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›