E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie perseri prodhimi kombetar i Greqise

Ekonomia e Greqisë mbeti përsëri në recesion edhe në tremujorin e dytë të vitit, duke u tkurrur me 6.2% në terma vjetorë. Një gjë e tillë e bën edhe më të vështirë koalicionin qeverisës të aplikojnë raundin tjetër të masave të emergjencës dhe të përmbushë objektivat fiskalë që kërkohen nga kreditorët ndërkombëtarë.
Me ekonominë që ka ngecur në vitin e saj të pestë të recesionit, Greqia po përpiqet të arrijë objektivat e uljes së deficitit që kërkohen nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në këmbim të fondit të shpëtimit 173mld€, duke detyruar qeverinë të kërkojë një tjetër shtyrje dy vjeçare të marrëveshjes për kredinë.
Agjencia kombëtare e statistikave të Greqisë “Elstat” bëri të ditur të hënën se norma e tkurrjes në tre muajt e parë ishte 6.5% në bazë vjetore, pas një rënieje 7.5% në tremujorin e fundit të 2011-ës, sipas të dhënave të pa përshtatura për ndryshimet sezonale.
Rënia e tremujorit të dytë erdhi pas dy zgjedhjeve kombëtare të njëpasnjëshme në maj dhe qershor, të cilat rënduan mbi aktivitetin e biznesit, dobësinë e ekonomisë që pritet të ndikojë edhe në muajt e parë, me një rifillim të dobët, të sezonit turistik dhe mbi masat e tjera fiskale që janë pjesë e shkurtimeve të parashikuara më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›